• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PLAS” SHERRI MES TRE SHOQEVE NË TIRANË/ E reja plagoset me thikë! Arrestohet 26-vjeçarja, nën hetim dhe motra e të dëmtuarës (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

“PLAS” SHERRI MES TRE SHOQEVE NË TIRANË/ E reja plagoset me thikë! Arrestohet 26-vjeçarja, nën hetim dhe motra e të dëmtuarës (EMRAT)

20 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet (20 Janar), teksa një 22-vjeçare ka goditur shoqen e saj pas sherrit të nisur më herët.

Ngjarja ka ndodhur pranë kompleksit ‘Delijorgji’ në Tiranë, teksa e dëmtuara është dërguar në spital, kurse autorja e dyshuar është shoqëruar në Komisariat dhe më pas arrestuar, raportoi gazetari Sokol Dema. E dëmtuara shoqërohej gjatë sherrit edhe nga motra e saj, që gjithashtu u mor nën hetim.

Shkaku i sherrit deri më tani dyshohet të ketë qenë për arsye banale. E arrestuara është Kasandra Cani, 26 vjeçe, kurse e plagosura Esma Vrlaku, 22 vjeçe, dhe nën hetim motra e saj Xhemile Vrlaku, 24 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, në orën 15:30, të datës 20.01.2025, bënë arrestimin në flagrancë, të shtetases K. C., 26 vjeçe, për veprat penale “plagosja e rëndë me dashje” dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërsa referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasen Xh. V., 24 vjeçe, për veprat penale “dëmtime të tjera me dashje”, “kanosja” dhe “dhunimi i banesës”, bëhet me dije zyrtarisht pas veprimeve të kryera.

Policia sqaron se në orën 02:34 të mëngjesit, motrat Vrlaku janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi personat e përfshirë apo mjetet e përdorura.

“Shërbimet e Policisë i kanë informuar ato mbi mënyrën e trajtimit të rasteve të tilla dhe procedurat që duhen ndjekur. U është kërkuar të presin për marrjen e kallëzimit nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, por shtetaset janë larguar nga Komisariati në orën 02:38, pa përfunduar procedurën e kallëzimit”, sqarohet në njoftim.

Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se, pas largimit nga Komisariati, 2 motrat dyshohet se kanë shkuar në banesën e 26-vjeçares Cani dhe janë konfliktuar fizikisht.

“Gjatë sherrit, shtetasja K. C., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen E. V., e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia e Tiranës për pasojat.

Në fund sqarohet se Komisariati nr. 2 ka ndjekur me përpikëri procedurat ligjore dhe se ‘në asnjë moment nuk u është refuzuar marrja e kallëzimit’ dy motrave.

Për këtë qëllim disponohen edhe pamjet filmike dhe qëndrimi vetëm për 4 minuta i dy motrave në Polici, duke mos përfunduar procedurën e kallëzimit. Por mbetet e paqartë dinamika dhe shkaku i sherrit mes vajzave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBAT I ASHPËR NË BB-VIP/ Xumi i kthehet Eglit: Do më vinte turp të të ulja me nënën time
Previous article 10-VJEÇARI SHQIPTAR REALIZON ËNDRRËN E TIJ/ Futet në fushë dhe takon Mbappe

s.autor

Postime të ngjashme

ISHIN GATI PËR TË KRYER ATENTAT/ Tarja, Ymeri e Piroli dyshohet se kanë kryer 3 vrasje, përfshirë Artan Myrtajn Aktualitet

ISHIN GATI PËR TË KRYER ATENTAT/ Tarja, Ymeri e Piroli dyshohet se kanë kryer 3 vrasje, përfshirë Artan Myrtajn

VRASJA E EGLI PROGËS/ Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e Denis Meçes dhe Leonidha Guces Aktualitet

VRASJA E EGLI PROGËS/ Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e Denis Meçes dhe Leonidha Guces

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT