• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS 12 ORËSH BLLOKIM/ Rikthehet në funksionim TikTok në SHBA
Home
Teknologji

PAS 12 ORËSH BLLOKIM/ Rikthehet në funksionim TikTok në SHBA

19 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare, Teknologji

‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të rikthente qasjen në këtë aplikacion në Shtetet e Bashkuara kur të merrte detyrën të hënën.

Deklarata u bë pasi përdoruesit amerikanë njoftuan se ishin në gjendje të hynin në faqen e internetit të aplikacionit në pronësi kineze. Megjithatë, vetë aplikacioni ‘TikTok’ nuk dukej se mund të përdorej menjëherë.

“Në marrëveshje me ata që ofrojnë shërbimet tona, TikTok është në proces të rikthimit në funksionim”, tha platforma e mediave sociale në një deklaratë. Ajo gjithashtu falënderoi zotin Trump për “ofrimin e qartësisë dhe garancisë së nevojshme për ata që ofrojnë shërbimet tona për mbi 170 milionë amerikanë se nuk do të përballen me ndonjë ndëshkim dhe që lejon mbi 7 milionë biznese të vogla të lulëzojnë”.

‘TikTok-u’ ndaloi së funksionuari për 170 milionë përdoruesit e tij amerikanë të shtunën në mbrëmje pak para se të hynte në fuqi ligji për mbylljen e tij, për arsye të sigurisë kombëtare. Zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar se nën kompaninë mëmë kineze ByteDance, ekzistonte rreziku që të dhënat e amerikanëve të keqpërdoreshin.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të “zgjaste periudhën kohore përpara se ndalesat e përcaktuara nga ligji të hyjnë në fuqi, në mënyrë që ne të arrijmë një marrëveshje për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare”.

“Unë do të doja që Shtetet e Bashkuara të kenë mbi 50% pronësi”, shkroi ai në rrjetin social ‘Truth’.
zoti Trump tha se urdhëri ekzekutiv i tij do të sqaronte se nuk do të kishte asnjë përgjegjësi për ndonjë kompani që ndihmoi TikTok-un të mos ndalonte së funksionuari, përpara urdhrit të tij.

Presidenti i zgjedhur Trump kishte thënë më herët se sipas të gjitha gjasave do t’i jepte platformës së mediave sociale ‘TikTok’ afat 90-ditor nga ndalimi, pasi të merrte detyrën. ‘TikTok-u’ e përmendi këtë zotim të zotit Trump në njoftimin e publikuar për përdoruesit në aplikacion.

“Një ligj që ndalon TikTok-un është miratuar në Shtetet e Bashkuara. Për fat të keq, kjo do të thotë që ju nuk mund të përdorni TikTok-un për momentin. Jemi me fat që Presidenti Trump ka treguar se ai do të punojë me ne për një zgjidhje për të rikthyer në funksionim TikTok-un, sapo të marrë detyrën”, thotë mesazhi që njoftoi përdoruesit e platformës së mediave sociale.

Edhe nëse është e përkohshme, mbyllja e paprecedentë e ‘TikTok-ut’ do të ketë një ndikim të gjerë në marrëdhëniet SHBA-Kinë, politikën e Shteteve të Bashkuara, tregun e mediave sociale dhe miliona amerikanë që varen nga aplikacioni ekonomikisht dhe nga pikëpamja kulturore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRPLAS NGA NJË AUTOMJET TEKSA LËVIZTE ME MOTOR/ Ky është 22-vjeçari që humbi jetën sot pas aksidentit në Vlorë (EMRI)
Previous article "ALUDIMET E PAVËRTETA NUK NDIHMOJNË"/ Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Respektoni privatësinë tonë

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT