• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË GAZA/ Hamasi vonon listën e pengjeve! Netanyahu: S’ka armëpushim pa publikimin e emrave
Home
Nderkombetare

LUFTA NË GAZA/ Hamasi vonon listën e pengjeve! Netanyahu: S’ka armëpushim pa publikimin e emrave

19 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Trupat izraelite kishin filluar të tërhiqeshin nga Gaza, pas marrëveshjes së arritur në Doha për armëpushim dhe lirimin e pengjeve që do duhej të futej në fuqi mëngjesin e sotëm në orën 07:30, me orën tonë lokale. Automjetet e IDF u panë duke u larguar nga Rafah përmes korridorit të Filadelfias, i cili shtrihet përgjatë kufirit jugor me Egjiptin.

Por, pavarësisht kësaj lëvizje të izraelit, Hamasi nuk e ka bërë ende gati listën me emrat e pengjeve. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se armëpushimi nuk do të fillojë derisa grupi militant palestinez Hamas të publikojë një listë të pengjeve që do të lirohen. Netanyahu shton se “armëpushimi i miratuar është i përkohshëm. Ne rezervojmë të drejtën për t’u kthyer në luftë.”

“Kryeministri udhëzoi IDF-në (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) që armëpushimi, i cili supozohet të hyjë në fuqi në orën 8:30 të mëngjesit, nuk do të fillojë derisa Izraeli të ketë listën e të rrëmbyerve të liruar që Hamasi është zotuar të sigurojë,” tha zyra e tij të dielën.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari tha se zbatimi i armëpushimit u vonua pasi Hamasi nuk kishte përmbushur detyrimin e tij për t’i dërguar Izraelit listën e pengjeve që do të liroheshin ditën e parë. Ndërsa koha e planifikuar për fillimin e armëpushimit kaloi, tanket izraelite vazhduan të bombardojnë zonat në Gaza.

Në një fjalim të shkurtër televiziv, Hagari tha se kishin urdhëruar ushtrinë të vononte zbatimin dhe se ruante lirinë për të vazhduar sulmet në Rripin e Gazës për sa kohë që armëpushimi nuk kishte hyrë në fuqi.

Hagari tha se ushtria ishte plotësisht e gatshme për të zbatuar armëpushimin, e cila do të hapte rrugën për një fund të mundshëm të luftës 15-mujore, por ishte gjithashtu e gatshme të vepronte në rast se Hamasi shkel kushtet e marrëveshjes.

Hamasi pohoi angazhimin e tij ndaj marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, duke thënë se vonesa në zbulimin e emrave të pengjeve që do të liroheshin në fazën e parë ishte për shkak të “arsyeve teknike në terren”.

Marrëveshja mes Izraelit e Hamasit

Marrëveshja e armëpushimit pasoi disa muaj negociatash të ndërmjetësuara nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara dhe erdhi pak përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, më 20 janar .

Faza e parë e saj do të zgjasë gjashtë javë, gjatë së cilës 33 nga 98 pengjet e mbetura – gra, fëmijë, burra mbi 50 vjeç, të sëmurë dhe të plagosur – do të lirohen në këmbim të gati 2,000 të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë.

Tre pengje femra pritet të lirohen të dielën pasdite përmes Kryqit të Kuq, në këmbim të 30 të burgosurve secila. Pas lirimit të pengjeve të së dielës, tha kryenegociatori amerikan Brett McGurk, sipas marrëveshjes katër pengje të tjera femra të lirohen pas shtatë ditësh, e ndjekur nga lirimi i tre pengjeve të tjera çdo shtatë ditë më pas.

Gjatë fazës së parë, ushtria izraelite do të tërhiqet nga disa nga pozicionet e saj në Gaza dhe palestinezët e zhvendosur nga zonat në veri të Gazës do të lejohen të kthehen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'MUND TË TALLESH ME..."/ Motra e Egli Progës reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit Hoxha: Përdhos kujtimin e vëllait tim dhe fsheh të vërtetën
Previous article KTHJELLIME DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi i motit për sot

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT