• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION NË DURRËS/ Sekuestrohen 670 tonë naftë kontrabandë, erdhi me anije nga Tunizia! Ishte fshehur mes çimentos
Home
Breaking News

POLICIA AKSION NË DURRËS/ Sekuestrohen 670 tonë naftë kontrabandë, erdhi me anije nga Tunizia! Ishte fshehur mes çimentos

13 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngarkesë prej 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia me anijen që mbante flamur të Tanzanisë, ‘Aya Zanouby’ është sekuestruar në portin e Durrësit, informoi sot policia.

Në pranga kanë rënë kapiteni i anijes, oficeri i parë dhe një marinar, ndërsa po hetohen në gjëndje të lirë 5 shtetas të tjerë, të huaj dhe shqiptarë edhe këta pjesëtarë të anijes.

Policia e Durrësit informoi sot se janë arrestuar Mohammd Kahilah, kapiten i anijes, Eneo Cano marinar dhe indiani Sushil Vema, oficer i parë, ndërsa po punohet për arrestimin e 2 organizatorëve të cilët janë identifikuar.

“Hetimet profesionale dhe të shpejta identifikojnë 2 organizatorët e këtij rasti. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, njoftoi policia vendore.

Në kuadër të operacionit të kodua “Ari i zi” u sekuestrua dhe anija me të cilën ishte kontrabanduar nafta.

Në operacion ndihmoi edhe Guardia di Finanza italiane dhe Doganat. Anija “Aya Zanouby” transportonte materiale ndërtimi dhe mbante flamur të huaj, atë të Tanzanisë, por brenda kishte fshehur edhe sasitë e konsiderueshme të naftës.

Gazetari i Report TV, Aldo Mustafa, informon se ishte raportuar se anija do te sillte një ngarkesë me çimento, por ka pasur informacione të siguruara nëpërmjet rrugëve operative se në anije ka pasur edhe nafte kontrabandë, duke çuar tek kontrolli i imtësishëm në bord.

E nisur më 26 dhjetor nga porti tunizian i Gabes, anija dyshohet se ka bashkëpunuar me një tjetër mjet lundrues për të realizuar kontrabandën, për qëllime përfitimi financiar. Kjo është një anije mallrash e ndërtuar në vitin 1977, me gjatësi 81.72 metra dhe gjerësi 14.1 metra.

Gjatë operacionit u sekuestruan 14 dokumente identifikimi dhe dokumente për lundrim, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për rastin.

Njoftimi i Policisë:

“Si rezultat i punës së inteligjencës policore dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, Antikontrabandës dhe Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DPPSh-së, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, Degës së Doganës Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ari i zi”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasi sirian M. K., 45 vjeç, me detyrë kapiten i anijes, shtetasi shqiptar E. C., 43 vjeç, me detyrë marinar i anijes, si dhe shtetasi indian S. V., 42 vjeç, me detyrë oficer i parë i anijes. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. S., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe F. B., 29 vjeç, banues në Zvicër.

Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.

Nga kontrolle në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën përkatësisht 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Përplasje mes bandave të gjobvënies, dhunë mes shqiptarëve në Athinë
Previous article PËRPLASJE NË SHTËPI/ Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë

s.autor

Postime të ngjashme

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet Aktualitet

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në nënkalim Aktualitet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

SHQIPËRIA NË "LUFTË" ME FLAKËT/ 5 vatra aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër Aktualitet

SHQIPËRIA NË "LUFTË" ME FLAKËT/ 5 vatra aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT