• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ/ Vështirësohet qarkullimi në tre segmente përgjatë rrugës kombëtare Qafë Thanë-Librazhd
Home
Breaking News

MOTI I KEQ/ Vështirësohet qarkullimi në tre segmente përgjatë rrugës kombëtare Qafë Thanë-Librazhd

12 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Për shkak të kushteve mjaft të vështira atmosferike dhe reshjeve të dendura të dëborës situata e qarkullimit të automjeteve në rrugën kombëtare Qafë Thanë-Prrenjas-Librazhd është vështirësuar së tepërmi gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj fundjave

Fluksi i madh i qarkullimit nga Shqipëria Juglindore ka shkaktuar rëndim të situatës që prej orës 16:00 e në vazhdim. Shumica e auto veturave që po qarkullojnë në këtë rrugë dhe që udhëtojnë drejt Tiranës rezultojnë se nuk kanë goma dimërore dhe zinxhirë

Policia rrugore e dislokuar me forca të shtuara në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge ku radhët e krijuara janë kilometrike është duke bërë gjithçka për të normalizuar situatën por drejtues të papërgjegjshëm automjetesh janë kthyer në problem shpesh herë me tentativat për parakalime duke sjellë bllokime të qarkullimit në disa segmente

Krijimi i radhëve po shkakton bllokimin e qarkullimit të borëpastrueseve dhe mjeteve që mirëmbajnë rrugën nga Qafë Thana në Librazhd.Situata paraqitet kritike në tre segmente, përkatësisht në Qafë Thanë, Pishkash e Qukës.

Ndërkohë që përdoruesit e këtij segmenti rrugor gjatë ditës së sotme janë ankuar se firma mirëmbajtëse e kësaj pjese të rrugës kombëtare nuk ka qenë aspak në gatishmëri dhe nuk e ka kryer detyrën për hedhjen e kripës dhe skories për të mundësuar qarkullimin normal në këtë aks rrugor tejet i qarkullueshëm gjatë fundjavës duke i faturuar pa shkak policisë rrugore një problematikë pune të jashtëzakonshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTAT NË TIRANË/ 56-vjeçari qëllohet me armë teksa ndodhej brenda makinës së tij
Previous article "PDK E KA RIKTHYER PULSIN"/ Krasniqi: Kemi në ADN Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT