• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LOS ANGELES PËRBALLË FLAKËVE SHKATËRRUESE4/ Trump: Politikanët e paaftë nuk kanë idenë se si t’i shuajnë
Home
Nderkombetare

LOS ANGELES PËRBALLË FLAKËVE SHKATËRRUESE4/ Trump: Politikanët e paaftë nuk kanë idenë se si t’i shuajnë

12 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump akuzoi zyrtarët e Kalifornisë për paaftësi lidhur me trajtimin e zjarreve vdekjeprurëse që shpërthyen rreth Los Anxhelosit.

“Zjarret janë ende të ndezur në LA. Politikanët e paaftë nuk e kanë idenë se si t’i shuajnë”, tha Trump në platformën e tij “Truth Social”.“Kjo është një nga katastrofat më të këqija në historinë e vendit tonë. Ata thjesht nuk mund t’i shuajnë zjarret. Çfarë nuk shkon me ta?” ka shkruar ai.

Shpejtësia dhe intensiteti i flakëve që kanë shkatërruar Los Anxhelosin kanë testuar kapacitetet e forcave zjarrfikëse dhe kanë shkaktuar pyetje dhe kritika në lidhje me gatishmërinë e shtetit.

Hidrantët e ujit u thanë në Palisades pasi zona u shkatërrua nga një nga pesë zjarret e që prekën rajonin, ndërsa mungesa e ujit pengoi betejën për shuarjen e flakëve edhe në pika të tjera.

Pak më shumë se një javë para se të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka nisur një seri akuzash kundrejt Guvernatorit demokrat të Kalifornisë Gavin Newsom për dështim në trajtimin e situatës.

Newsom ndërkohë e ka ftuar Trumpin të vizitojë Los Anxhelosin dhe të vëzhgojë shkatërrimin me të.

Zjarret deri më tani kanë vrarë të paktën 16 njerëz, kanë zhvendosur 150,000 të tjerë dhe kanë shkatërruar më shumë se 12,000 struktura, sipas zyrtarëve shtetërorë.

“Mijëra shtëpi janë zhdukur dhe shumë të tjera së shpejti do të humbasin. Ka vdekje kudo”, tha Trump në postimin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SY M'SY"/ Rama i përgjigjet komentuesit: Partia që të ka mbushur mendjen se jam drogaxhi më ka thyer hundën dhe kafkën me leva
Previous article MOTI ME DËBORË NË DIBËR/ Rruga e Arbrit e bllokuar nga reshjet e dëborës, problematike situata në Qafën e Ulzës

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur Botë

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT