• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI I MOTIT/ Bëhuni gati! I ftohti polar mbërrin këtë fundjavë, pritet dëborë dhe në zonat e ulëta
Home
Sociale

PARASHIKIMI I MOTIT/ Bëhuni gati! I ftohti polar mbërrin këtë fundjavë, pritet dëborë dhe në zonat e ulëta

10 January, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Temperaturat e vjeshtës do ja lënë vendin atyre të dimrit këtë fundjavë dhe në vazhdim pasi pritet që të pësojnë rënie drastike. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se duke filluar që nga mbrëmja e së shtunës do të kemi ndryshim të kushteve të motit pasi në vendin tonë do të depërtojnë masat e ftohta polare.

Lajda Porja: Na pret një fundjavë mjaft dinamike edhe pse dita e sotme duket si një ditë tipike vjeshte. Reshje të pakëta shiu në zonat qëndrore. Parashikohet që orët vijuese sjellin zhvillim të vranësirave duke sjellë reshje shiu në veri dhe në veri-perëndim. Reshje më të pakëta do të ketë qendra dhe jugu. Sot mbetet ngrohtë dhe era është kryesisht jugore dhe herë pas here forcohet. Duke filluar që nesër në mbrëmje do të kemi një ndryshim drastik të kushteve armosferike. Dita e shtunë do të sjellë depërtimin gradual të një mase të ftohtë polare, e cila do të zbresë drejt Gadishullit të Ballkanit dhe Shqipërisë duke sjellë menjëherë ndryshim të kushteve atmosferike. E shtuna do të ketë rënie me 2-3 gradë të temperaturave dhe nga vlerat mjaft të larta që kemi përjetuar pothuajse përgjatë gjithë javës deri në 18 apo 19 gradë, e shtuna do të ulë termometrin në 15 gradë.

Ditën e dielë parashikohet që temperaturat të pësojnë një rënie me 6 apo 7 gradë për shkak të masës së ftohtë. E diela do të jetë me reshje shiu dhe dëborë pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Ndërkohë, dëbora pritet që të zbresë deri pranë zonës së ulët, kryesisht në atë të Mbishkodrës.

Lajda Porja: Dita e dielë do të jetë ajo që do të bëjë ndryshimin drastik ku presin 6 deri në 7 gradë rënie për shkak të masës së ftohtë, e cila depërton në territorin shqiptar. Dita e dielë me reshje shiu dhe reshje të dendura dëbore pothuajse në të gjithë zonën veriore dhe veri-lindore dhe në zonat jug-lindore, rrebeshe shiu në pjesën tjetër të territorit. Parashikohet që reshjet e dëborës të zbresin deri pranë zonës së ulët, kryesisht në zonat e Mbishkodrës, megjithatë reshje më të pakëta do të ketë jugu i vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë ndryshim drastik duke filluar që nga dita e dielë dhe do të na shoqërojnë përgjatë gjithë javës ku termometri do të zbresë të paktën të dielën në -2 dhe maksimalet ditën e dielë do të jenë jo më shumë se 11 gradë. Reshjet e dëborës më të dendura parashikohen ditën e dielë dhe më të pakëta do të jenë gjatë ditës së shtunë.

Nga dita e dielë dhe në vijim do të përjetojmë ditë tipike dimri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA AKSION NË DURRËS/ Goditet “çerdhja” e prostitucionit të kinezeve, 2 në kërkim dhe 7 të proceduar
Previous article PARALAJMËRON PËRBALLJE TË FORTË ELEKTORALE ME BERISHËN/ Majko: Arsyet përse shpif ndaj meje

s.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT