• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME DOZA KOKAINE GATI PËR SHITJE/ Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë, çfarë iu gjet në banesë
Home
Aktualitet
Kronikë

ME DOZA KOKAINE GATI PËR SHITJE/ Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë, çfarë iu gjet në banesë

8 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Rrugica”, duke arrestuar një 28-vjeçar.

I riu u kap në kushtet e flagrancës, teksa mbante doza kokaine dhe po tentonte t’i shiste. Në banesë, policia i gjeti 800 gram lëndë narkotike kanabis sativa. Në pranga ra Jashar Shima.

“Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Rrugica”.

Sekuestrohen doza kokaine dhe rreth 800 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga 28-vjeçari që posedonte lëndët narkotike, me qëllim shitjen.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në rrugën “Bakalli”, një shtetas shiste doza kokaine, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rrugica”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi J. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Bakalli”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për kapjen e shtetasit J. Sh., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka shpërbërë një dozë lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 28-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen. Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEHONË" SËRISH TURIZMIT/ “The Irish News”: Shqipëria, ndër destinacionet më të mira për pushime në 2025
Previous article PAMJE TË RËNDA/ Me maska e leva, grupi i Tur Koçekut dhunon barbarisht Adriatik Roshin

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT