Ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot të vranët në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht në veriperëndim e jug, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra lokale në mënyrë të izoluar.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 5 deri 13°C
në zonat e ulëta 6 deri 18°C
në zonat bregdetare 10 deri 18°C


