• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDJEKJE SI NË FILMA NË ITALI/ Karabinierët gjurmojnë bandën shqiptare të ‘skifterëve’! Arrestohet ‘piloti’ 30-vjeçar, 3 të tjerët…
Home
Aktualitet
Kronikë

NDJEKJE SI NË FILMA NË ITALI/ Karabinierët gjurmojnë bandën shqiptare të ‘skifterëve’! Arrestohet ‘piloti’ 30-vjeçar, 3 të tjerët…

7 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia italiane arrestoi një 30-vjeçar shqiptar në Albano Laziale, pas një ndjekjeje të automjetit të tij dhe një skenë si në filma aksion.

Por 3 pasagjerët që ishin brenda në mjet (dyshohet se janë po shqiptarë), mundën të arratiseshin në këmbë, pas rrëmujës së krijuar në zonën e ngjarjes.

Pas ndalimit dhe kontrollit, iu gjetën në makinë mjete që shërbenin për të kryer grabitje dhe pajisje të dyshimta që u sekuestruan si prova materiale.

Dyshohet se shqiptari është pjesë e një bande skifterësh, që operonte në Castelli Romani. Pasi pikasi patrullën e karabinierëve, i riu u përpoq t’i shmangej kontrollit. Ai rriti shpejtësinë dhe tentoi arratisjen, por patrullat e bllokuan në ndjekje.

Ngjarja ka ndodhur orët e vona të 5 janarit, teksa në bord ka pasur të paktën 4 persona të dyshuar. Shpejtësia e shoferit vuri në rrezik edhe efektivët e patrullës dhe shoferët e tjerë që qarkullonin në ato momente. Tre pasagjerët sipas medias së vendit fqinj, mundën të arratiseshin në këmbë, por jo shoferi 30-vjeçar.

Midis sendeve të sekuestruara ishin një gërshërë elektrike, një kamxhik, një shkallë teleskopike, disa radio me dy drejtime, tre kapele, kaçavida dhe leva. I arrestuari nuk ka mundur të japë shpjegime të besueshme në lidhje me praninë e këtyre instrumenteve në bagazhin e tij, duke nxitur dyshimet e hetuesve.

Gjithashtu shqiptari akuzohet edhe për rezistencë dhe kundërshtim të policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGJENDA/ Zëvendëssekretari amerikan, Richard R. Verma vizitë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi
Previous article "FTO NJË NATË LORI DHE SARA HOXHËN"/ Ja reagimi i Arbana Osmanit për ndjekësin

s.autor

Postime të ngjashme

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT