• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BERISHA NESËR PËRBALLË SPAK/ Të hënën vendoset nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim
Home
Aktualitet
Kronikë

BERISHA NESËR PËRBALLË SPAK/ Të hënën vendoset nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim

5 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Për të tretën herë pas vënies nën hetim për privatizimin e klubit sportiv, Partizani, ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK.

Ndryshimi është se të hënën në orën 10:00, ai do të shkojë, jo më për t’u marrë në pyetje, por në bindje të urdhrit të gjykatës që i ka caktuar atij masën e detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore.

Masa që e detyron kreun e PD të përballet dy herë në muaj me Prokurorinë, përkatësisht, të hënën e parë dhe të fundit të muajit, iu caktua në 3 janar me vendim të Apelit të Posaçëm nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Dy prokurorët, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kundërshtuan nxjerrjen nga izolimi të liderit demokrat në Gjykatën e Apelit.

Po nesër Sali Berisha do te presë vendimin e rëndësishëm, atë të vetë fatit të dosjes Partizani nëse do t’i nënshtrohet apo jo gjykimit. Vendimin nëse dosja Partizani do të kalojë apo jo në Gjykatën e Posaçme, do të jepet nga e njëjta gjyqtare që e nxori Berishën nga izolimi shtëpiak, Flojera Davidhi.

Në SPAK ai do të pritet nga mbështetës të Partisë Demokratike, që kanë paralajmëruar protestë në derën e prokurorisë në kundërshtim të hetimeve që po bëhen liderit të opozitës.

Si funksionar i lartë shtetëror që dyshohet se ka kryer korrupsion, Berisha është marrë i pandehur bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit, akuzohet edhe për pastrim parash.

I dyshuar, është edhe ndërtuesi, Fatmir Bektashi, që kreu punimet për 17 kullat në ish- kompleksin sportiv, Partizani dhe noterja, Andia Pustina.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABONEJA PËR PENSIONISTËT/ “Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët”, Veliaj: U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjyshërve
Previous article MELONI TAKOHET ME TRUMP NË FLORIDA/ Mediat: Në qendër të diskutimit Ukraina, tregtia dhe arrestimi i..

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT