• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJAT GJASHTË DITË/ Nis funerali shtetëror për ish-Presidentin amerikan Jimmy Carter
Home
Nderkombetare

ZGJAT GJASHTË DITË/ Nis funerali shtetëror për ish-Presidentin amerikan Jimmy Carter

4 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia, ku ai vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare.

Aktivitetet e para pasqyrojnë ngjitjen e tij në shkallët e politikës, duke filluar që nga qyteza Plains, në Xhorxhia, dhe deri në dekadat në skenën globale si aktivist humanitar dhe i demokracisë.Fillimisht nderimi për rrënjët e thella të zotit Carter në Xhorxhian rurale jugore

Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara, filluan të shtunën me mbërritjen paradite të familjes Carter në Qendrën Mjekësore “Phoebe Sumter”, në Americus.

Ish-agjentët e Shërbimit Sekret që mbronin zotin Carter, ecën përkrah makinës së funeralit, ndërsa ajo dilte nga kampusi në rrugën për në qytezën Plains.

James Earl Carter Jr. jetoi mbi 80 nga 100 vitet e tij në qytezën, që ka ende më pak se 700 banorë, jo më shumë se kur ai lindi më 1 tetor 1924. Disa presidentë të tjerë të periudhës moderne – si Richard Nixon, Ronald Reagan dhe Bill Clinton – gjithashtu u rritën në qytete të vogla, por zoti Carter dallohet për rikthimin dhe qëndrimin në vendlindjen e tij për një kohë të gjatë pas presidencës.

Autokolona lëvizi përmes qendrës së qytezës Plains, e cila shtrihet në vetëm në disa blloqe, duke kaluar pranë shtëpisë së vajzërisë së zonjës së parë Rosalynn Smith Carter, e cila vdiq në nëntor 2023 në moshën 96-vjeçare, dhe afër vendit ku gjendeshin magazinat e kikirikut në pronësi të familjes. Përgjatë rrugës gjendet edhe magazina e vjetër e trenit që shërbeu si selia e fushatës presidenciale të Jimmy Carter-it në vitin 1976 dhe stacioni i karburantit që dikur drejtohej nga vëllai i tij më i vogël, Billy.

Autokolona kaloi pranë kishës ku çifti Carter u martua në vitin 1946 dhe shtëpisë ku ata jetuan dhe vdiqën. Ish-Presidenti do të varroset atje së bashku me bashkëshorten Rosalynn.

Çifti Carter ndërtoi shtëpinë njëkatëshe, tashmë të rrethuar me gardhet e vendosura nga Shërbimi Sekret, përpara fushatës së tij të parë për në Senatin e shtetit Xhorxhia në vitin 1962 dhe jetuan jetën e tyre atje, me përjashtim të katër viteve në Rezidencën e Guvernatorit dhe katër të viteve të tjera në Shtëpinë e Bardhë.

Procesioni u ndal edhe tek shtëpia e fëmijërisë e ish-Presidentit Carter, një fermë në Archer, e cila tashmë është pjesë e Parkut Historik Kombëtar “Jimmy Carter”.

Në vazhdim autokolona drejtohet për në Atlanta ku do të ndalet në Kapitolin e shtetit të Xhorxhias, ku zoti Carter pati shërbyer si senator dhe më pas si guvernator. Më pas, në Qendrën Presidenciale Carter do të ketë një shërbesë private, e cila do të pasohet me ceremoninë e homazheve nga publiku, që do të vazhdojnë deri ditën e hënë.

Arkivoli i ish-Presidentit Carter do të sillet në vazhdim në kryeqytetin e vendit, Uashington, ku do të bëhen homazhe ditën e enjte në hollin e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara dhe në vazhdim do të ketë një funeral në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit. Në ceremoni janë ftuar të gjithë ish-Presidentët dhe fjalimi do të mbahet nga Presidenti Joe Biden.

Më pas, trupi i tij do të rikthehet në qytezën Plains, në Xhorxhia për një shërbesë private funebre në Kishën Baptiste Maranatha, ku vetë zoti Carter, një evangjelist i përkushtuar, jepte mësim në orët e katekizmit. Ish-presidenti Carter do të varroset në një ceremoni private pranë shtëpisë./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË FILLIM JAM TREMBUR"/ Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën
Previous article KINA NË ALARM/ Cilat janë simptomat, trajtimi dhe diagnoza e virusit shqetësues HMPV?

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ Çmimi i naftës bie në nivele rekord. Rifillon trafiku në Ngushticën e Hormuzit Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ Çmimi i naftës bie në nivele rekord. Rifillon trafiku në Ngushticën e Hormuzit

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT