• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Publikohen pamjet nga sherri masiv në Sarandë ku u përfshinë edhe efektivë të policisë
Home
Aktualitet
Kronikë

GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Publikohen pamjet nga sherri masiv në Sarandë ku u përfshinë edhe efektivë të policisë

4 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Publikohen pamjet nga ngjarja e ndodhur më 1 janar 2025 në Sarandë, ku ishin të përfshirë edhe katër efektivë policie.

Në pamje shihet përplasja fizike mes shumë personave, madje në një moment njëri prej tyre nxjerr armën dhe qëllon në ajër.

VIDEO
Burime konfidenciale bëjnë me dije se dyshohet që Izet Abazaj, 19-vjeçari i arrestuar në lidhje me një grabitje në ndodhur në një biznes të zonës, të jetë shkaku i sherrit.

Ai ka marrë një automjet me qera nga vëllezërit Nexhipi dhe nuk ua ka kthyer atë. Për këtë shkak është ndezur edhe konflikti midis vëllezërve dhe efektivit të policisë Alvaro Sulejmani, i cili i ka dalë në mbrojtje 19-vjeçarit Abazaj.

Rezulton se pak para ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Gjashtë, ku u dëmtuan me sende të forta dy vëllezër dhe u hap zjarr me pistoletë, 19-vjecari Izet Abazaj, edhe pse ishte në kërkim policor, po darkonte bashkë me efektivët e policisë dhe miq të tyre në lagjen nr.4 të Sarandës. Jashtë lokalit ka ndodhur një konflikt verbal, pikërisht për mbajtjen e makinës nga Abazaj, që mendohet se është edhe zanafillë e sherrit që vijoi pas mesnate.
Policia është njoftuar për debatin pranë lokalit dhe është gjendur menjëherë në vendngjarje.

Kur është qetësuar situata, policia ka vënë re prezencën e Izet Abazajt, i cili kërkohej prej 31 dhjetorit, i identifikuar pas një pune operative të policisë si autor i një vjedhje me dhunë. Menjëherë efektivë të Komisariatit të Sarandës kanë ndaluar 19-vjecarin dhe e kanë shoqëruar në Komisariat.

Gjatë kësaj kohe, 4 kolegët e tyre, efektivët me mbiemër Sulejmani bashkë me shokë të tyre, janë zhvendosur drejt fshatit Gjashtë për të “sqaruar” sërish atë çka ishte lënë në mes, ku më pas ka ndodhur ngjarja e rëndë që shkaktoi plagosjen e dy personave me sende të forta, ndërkohë që një efektiv hapi zjarr me pistoletë. Forcat “Shqiponja” të informuara nga Salla

Operative janë nisur sërish me urgjencë drejt Gjashtës, ku falë ndërhyrjes së shpejtë është parandaluar një vrasje e mundshme, pasi të shtënat vijonin edhe në prezencë të policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKIATORJA SHQIPTARE BEFASON EUROPËN/ Laura Colturi e dyta në Kupën e Botës!
Previous article AKSIDENTI ME DY VIKTIMA NË VAUN E DEJËS/ Arrestohet 21-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT