Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Udënisht.
Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë 3 auromjete.
Ndërkohë raportohet se një person i cili ka mbetur i plagosur po transportohet në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.


