• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Niveli i besueshmërisë së republikanëve në saktësinë e zgjedhjeve rritet pas fitores së Trumpit
Home
Nderkombetare

SHBA/ Niveli i besueshmërisë së republikanëve në saktësinë e zgjedhjeve rritet pas fitores së Trumpit

3 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Shumica e republikanëve thonë se i besojnë rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2024 pas fitores së Donald Trumpit, sipas një ankete të re që pasqyron një kthesë të dukshme të votuesve republikanë që ishin shprehur skeptikë për zgjedhjet amerikane pasi presidenti i zgjedhur hodhi dyshime mbi këtë proces gjatë katër viteve të fundit.

Rreth 60 për qind e republikanëve thonë se besojnë “shumë” apo “mjaft shumë” se votat e hedhura në zgjedhjet e fundit presidenciale u numëruan saktë në tërë vendin, sipas një ankete të zhvilluar nga agjencia e lajmeve The Associated Press dhe Qendra NORC për Hulumtime të Çështjeve Publike.

Ky rezultat paraqet një rritje të dukshme në nivelin e besueshmërisë krahasuar me muajin tetor kur vetëm 20 për qind e republikanëve kishin besim në procesin e numërimit të votave. Rreth dy të tretat e republikanëve në anketën e re thonë se i besojnë numërimit të votave në shtetin e tyre, një rritje nga 40 për qind që ishte para zgjedhjeve.

Krahasuar me muajin tetor, kur vetëm pothuajse gjysma e amerikanëve shprehën besim të lartë se votat e tyre do të numëroheshin me saktësi, tani 60 për qind besojnë “shumë” apo “mjaft shumë” në saktësinë e zgjedhjeve.

Kjo prirje ndryshon shumë nga ajo e para katër viteve, kur përkrahësit e zotit Trump, të nxitur nga pretendimet e tij të rreme se votat ishin vjedhur u futën me dhunë në Kapitol më 6 janar të vitit 2021 për të penguar certifikimin e fitores së zotit Biden. Disa javë më pas, një anketë e zhvilluar nga AP dhe Qendra Norc gjeti që dy të tretat e republikanëve u shprehën se zoti Biden nuk ishte president i zgjedhur në mënyrë legjitime.

Kjo bindje mbretëroi gjatë tërë mandatit të Presidentit Biden dhe deri tek zgjedhjet e vitit të kaluar, periudhë gjatë të cilës zoti Trump vazhdoi të krijonte dyshime për saktësinë e zgjedhjeve amerikane. Ai e bëri një gjë të tillë edhe gjatë ditës së zgjedhjeve, vetëm disa orë para se të bëhej e qartë se ai po i fitonte ato.

Por që nga fitorja e zotit Trump në nëntor, dyshimet e republikanëve mbi sigurinë e zgjedhjeve në të gjitha nivelet – përfshirë besimin tek zyrtarët lokalë të zgjedhjeve – janë zbehur dukshëm.

Para zgjedhjeve nuk pati shenja për parregullsi, përkundër përpjekjeve të zotit Trump për të përgatitur terrenin për të sfiduar saktësinë e numërimit të votave, nëse ai do t’i humbiste zgjedhjet, sikurse nuk pati as dilema të vërteta rreth integritetit të numërimit të votave në vitin 2020, i cili u konfirmua nga një sërë procesesh auditimi, rinumërimi dhe shqyrtimi në nivel shteti, disa prej të cilave ishin të udhëhequra nga republikanët, përfshirë Departamentin e Drejtësisë gjatë mandatit të Presidentit Trump.

Kërcënimet ndaj zyrtarëve vendorë të zgjedhjeve shënuan rritje pas vitit 2020, që nxitën një valë dorëheqjesh të administratorëve me përvojë. Por anketa e re, ku 70 për qind e amerikanëve thonë se besojnë “shumë” ose “mjaft shumë” se zyrtarët lokalë të zgjedhjeve i kanë numëruar votat me saktësi, krahasuar me 60 për qind në tetor, mund të interpretohet si shenjë se tensionet janë zbutur.

Ky ndryshim u nxit nga qëndrimi i republikanëve, 70 për qind e të cilëve deklaruan në dhjetor se i besojnë shumë numërimit të votave nga zyrtarët lokalë, krahasuar me vetëm gjysmën që i besonin procesit në muajin tetor.

Por niveli i besimit në integritetin e zgjedhjeve shënoi rënie në mesin e votuesve demokratë. Besimi i tyre në numërimin e votave në nivel kombëtar shënoi rënie nga 70 në 60 për qind, ndonëse qëndrimi i tyre për saktësinë e numërimit të votave në nivel shteti vazhdoi të jetë i qëndrueshëm.

Megjithatë, rënia e nivelit të besimit tek demokratët nuk i afrohet shkallës së skepticizmit të shprehur nga republikanët pas humbjes së zotit Trump në vitin 2020. Kandidatja demokrate Kamala Harris e pranoi humbjen e zgjedhjeve ndaj zotit Trump në ditën e votimit dhe ndërkohë nuk ka patur ndonjë përpjekje të organizuar nga demokratët për ta parandaluar transferimin e rregullt të pushtetit të zotit Trump siç ndodhi nga disa konservatorë në vitin 2020 për ta penguar zotin Biden që të merrte mandatin presidencial./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REVOLTOHET Flamur Noka: Pse të shkojë në SPAK kyetari ynë, të pijë kafe me Dumanin?
Previous article PAMJET/ Aksidenti tragjik në Vaun e Dejës, zbardhet dinamika e përplasjes, makina doli nga rruga dhe mori para kalimtarët

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT