• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ U arratisën nga burgu, Romeo Qosja e Lefter Toçi, të bashkakuzuar për vrasje. Ja si grabitën me armë biznesmenin grek
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ U arratisën nga burgu, Romeo Qosja e Lefter Toçi, të bashkakuzuar për vrasje. Ja si grabitën me armë biznesmenin grek

3 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy 41-vjeçarët shqiptarë të arratisur mbrëmjen e djeshme nga burgu i Kassavetias në Greqi, rezultojnë bashkëautorë të veprave penale për të cilat akuzohen. Edhe pse persona me rrezikshmëri të lartë e të dënuar me nga 20 vjet burg, cuditërisht ata mbaheshin në një burg të sigurisë së ulët e përfitonin deri edhe 5 leje në vit. Policia greke është ngritur e gjitha në këmbë për kapjen e tyre, por deri tani pa rezultat.

Romeo Qosja nga Cërriku dhe Lefter Toçi nga Bradasheshi i Elbasanit janë akuzuar më 31 mars 2016 për “vrasje me paramendim” dhe “grabitje në bashkëpunim dhe në seri”. Për këto akuza ata janë paraburgosur. Në 21 prill 2016, ndaj Qosjas dhe Toçit ngrihet edhe akuza “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “grabitje”. Pas kalimit të afatit 18 mujor të paraburgimit, në shtator 2017 Qosja dhe Toçi janë liruar me masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ata rezultojnë se nuk e kanë zbatuar masën e sigurimit, madje në 27 korrik 2018, Lefter Toçi është arrestuar nga policia kufitare për “shkelje të masës së sigurimit” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”, por u la sërish i lirë. Veç kësaj, Romeo Qosja rezulton i akuzuar në 13 maj 2008 edhe për “krijim organizate kriminale”, “grabitje në vazhdimësi” dhe “shkelje të ligjit mbi armët”.

Pas lirimit me kusht nga burgu dhe madje disa ditë pas lirimit të dytë të Toçit, dyshja rezulton të ketë kryer edhe një tjetër grabitje me armë. Në 13 gusht 2018, rreth orës 04.00, Romeo Qosja në bashkëpunim me Lefter Toçin dhe shtetasin A. G, kanë hyrë në vilën luksoze të një cifti grek, duke qenë të maskuar dhe të armatosur me 2 pistoleta dhe 1 revolver. Cifti banonte me 4 fëmijët e tyre, njëri prej të cilëve mungonte atë ditë. Ata kanë shkuar në dhomën e gjumit të ciftit dhe kanë tërhequr me dhunë nga krevati fillimisht shtetasin F. P. Njëri prej autorëve e ka goditur lehtë atë me qytën e armës. Pas kësaj kanë tërhequr nga flokët bashkëshorten e tij duke e hedhur në tokë dhe i kanë drejtuar armëm duke i thënë: “Armët janë të vërteta”. Ata kanë goditur lehtë me armë në brinjë dhe kokë dy prej fëmijëve të mitur. Më pas i kanë drejtuar armën fëmijës 11-vjecar, të cilin e kanë detyruar të ndiqte nënën e tij në dhomën e gjumit, ku ishin mbledhur dhe pjestarët e tjerë të familjes dhe i kanë kërcënuar të gjithë me armë duke ju thënë: “Do ju therim”.

Nën kërcënim kanë detyruar shetasen B. B, t’ju dorëzojë një kuti kartoni nga dhoma e famijës 11-vjecar, në të cilën ndodheshin kursime mbi 45.000 euro, të cilat vinin nga aktiviteti tregtar i F. P, me objekt përpunimin dhe ruajtjen e mishit. Më pas nga dhoma e F. P u morën 3 orë dore të markës “Rolex”, një ari, një argjendi dhe një platini me vlerë totale rreth 15.000 euro. Nga dhoma e gjumit e një prej fëmijëve, u morën 300 euro dhe tre orë dore të markave “Gant”, “Armani” dhe një markë e panjohur, me vlerë të papërcaktuar si dhe një çantë shpine e markës “Canonbp 100” me vlerë 55 euro. Pas kësaj tre autorët mbyllën familjen në dhomën e gjumit dhe telefonuan një bashkëpunëtorin e tyre, duke i thënë “ngarkuam shumë, eja të ikim”. Gjatë ikjes morën celsat dhe lejen e qarkullimit të një automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të kompanisë së F. P dhe u larguan me atë rreth orës 04.16. Pasi udhëtuan me të, e braktisën mjetin duke i marrë celësin dhe u larguan me një mjet tjetër. Familja arriti të hapë portën me një celës të dytë duke arritur të njoftojë më pas policinë.

 

 

Përmes një kacavide të harruar nga autorët në parvazin e dritares së banjës së vilës, policia arriti të identifikojë njërin prej autorëve. Tek kacavida u zbulua gjurmë ADN të Lefter Toçit. Ndaj Toçit u lëshua urdhër arresti europian, i cili u ekzekutua në 4 prill 2019 duke e cuar pas hekurave. Në kohë të ndryshme u arrestuan edhe Romeo Qosja e A. G. Toçi dhe Qosja e pranuan akuzën por kërkuan të përjashtonin nga përgjegjësia A. G, duke thënë se nuk ndodhej me ta në ngjarje. Toçi tha se kishte informacion të sigurt nga shqiptari S. L, i cili kishte lidhje me familjen e grabitur. Madje ai tha se në vilë kishin hyrë me celësa por kacavidën e kishin lënë tek dritarja për të menduar policia se kishin hyrë andej. Ai tha se me Romeo Qosjan ishin dënuar së bashku më parë. Madje u zbulua se A. G ishte shok fëmijërie me Qosjan, me prejardhje nga i njëjti fshat në Shqipëri.

Edhe pse Qosja dhe Toçi u përpoqën të shfajësonin A. G, dëshmia e F. P dhe bashkëshortes së tij gjatë seancën gjyqësore të 2 tetorit 2020, e vulosi fajësinë e tij. F. P e akuzoi A. G si autorin e goditjes së tij me shkelm. Madje ai tha në një seancë tjetër tha se nga maska autorit i dukeshin sytë, llojit trupit i përket atij si dhe mbante mend qafën dhe zërin e tij. Edhe bashkëshortaj e biznesmenit tha se e dalloi A. G si personin që erdhi pas saj, i vendosi armën djalit të saj të mitur dhe e coi në dhomën ku ndodheshin fëmijët e tjerë. Ajo tha se kishte dalluar sytë dhe buzët e autorëve dhe se njohu zërin e A. G. Sipas ciftit por edhe fëmijëve, autorët kishin veshur maska të përbëra nga corape të hollë ku kishte carje që bënin të dukshme sytë, buzët, veshët dhe qafën. Madje ata kanë dalluar dhe nje tatuazh me gërma kineze në parakrahun e dorës së djathtë të Romeo Qosjas, të cilin ai e ka realisht.

Romeo Qosja dhe Lefter Toçi ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë. Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Aksidenti tragjik në Vaun e Dejës, zbardhet dinamika e përplasjes, makina doli nga rruga dhe mori para kalimtarët
Previous article AKSIDENT TRAGJIK NË VAUN E DEJËS/ Makina përplas për vdekje dy këmbësorët, drejtuesi në gjendje të rëndë (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT