Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të enjte në Berat. Dy persona kanë denoncuar në polici, se dy persona, që lëviznin me automjet, kanë qëlluar në drejtim të tyre.
Gjithashtu bëhet me dije nga policia se pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve. Gjeneralitetet e tyre nuk bëhen me dije, për shkak të hetimit.
Berat/Informacion paraprak
Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre.


