• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHAR AL-ASSAD TENTOHET TË ELEMINOHET NË RUSI? Mediat: Diktatori sirian është helmuar
Home
Nderkombetare

BASHAR AL-ASSAD TENTOHET TË ELEMINOHET NË RUSI? Mediat: Diktatori sirian është helmuar

2 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i rrëzuar i Sirisë, Bashar al-Assad, raportohet se i ka shpëtuar për mrekulli një atentati.

Një tentativë helmimi është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Bashar al-Assad, raporton “The Sun”, i cili prej 8 dhjetorit 2024 ka qenë nën mbrojtjen e Vladimir Putin në Moskë.

Siç raporton llogaria online “General SVR”, e cila supozohet se drejtohet nga një ish-spiun kryesor në Rusi, ka deklaruar se ditën e dielë, Assad është ndjerë keq papritur.

Sipas burimeve të kanalit, atentati ndaj Assad-it ka ndodhur të dielën, kur ai është helmuar dhe ka përjetuar një gjendje kritike, duke u përpjekur të merrte frymë. Mjekët e thirrur me urgjencë në banesën e tij arritën ta stabilizonin. Megjithatë, lajmi nuk është konfirmuar nga asnjë burim zyrtar.
“TheSun” shkruan se raportimet e mediave ruse sugjerojnë se Assad-i kërkoi kujdes të menjëhershëm mjekësor pasi, brenda pak sekondash nga ekspozimi ndaj substancës së dyshuar helmuese, ai filloi të kollitej në mënyrë të pandërprerë dhe ndjeu vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Tentativa për atentat ka ndodhur në një kohë kur po qarkullojnë zëra për tensione familjare. Raportet tregojnë se gruaja e tij, Asma al-Assad, po kërkon divorcin dhe shpreh dëshirën për t’u zhvendosur në Londër.

“General SVR” pohon se ka arsye të forta për të besuar se atentati është një përpjekje e drejtpërdrejtë për të eliminuar liderin e rrëzuar sirian. Gjendja shëndetësore e Assad-it është stabilizuar të hënën, ndërsa incidenti mbetet i paqartë dhe pa konfirmim nga burime zyrtare.

Muajin e kaluar u zbulua se gruas së al-Asadit, Asma, i ishte ndaluar kthimi në Mbretërinë e Bashkuar. 49-vjeçarja, e lindur në Londër,nuk do të mund të kthehet në shtëpi pasi i ka skaduar afati i pasaportës.

Çifti iku nga kolapsi i Sirisë pasi dy dekadat në pushtet të Asadit u fshinë brenda pak ditësh nga rebelët e tërbuar.

Despoti rus Vladimir Putin – një mik i familjes – u ofroi atyre strehim ndërsa ata u arratisën të dëshpëruar në Lindjen e Mesme.

Por që nga mërgimi i tyre , ka pasur raportime që Asma dëshiron të kthehet në MB – dhe madje mund të jetë duke kërkuar divorc

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHTE VRASJE GJAKFTOHTË"/ Dyshohet se u qëllua për vdekje nga shqiptari, flet vëllai i 34-vjeçarit grek: E goditën me thikë, pastaj me armë
Previous article NË PRITJE TË ËMBËL/ Xheisara ndan emocionet e reja: Doja të ishte vajzë

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT