• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONFLIKTI NË SARANDË/ 4 efektivë policie dhe 1 ish-efektiv të përfshirë në ngjarje, sekuestrohen gëzhoja pistolete
Home
Aktualitet
Kronikë

KONFLIKTI NË SARANDË/ 4 efektivë policie dhe 1 ish-efektiv të përfshirë në ngjarje, sekuestrohen gëzhoja pistolete

2 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

4 efektivë policie dhe 1 ish-efektiv rezultojnë të përfshirë në ngjarjen e ndodhur pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një konflikt i nisur për shkak të një borxhi, ka degjeneruar në përplasje me armë e sende të forta. Burime bëjnë me dije se deri tani janë identifikuar 12 persona si të përfshirë në ngjarje, mes të cilëve edhe dy personat e dëmtuar.

Sipas burimeve, të dëmtuar kanë mbetur vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës, janë shoqëruar në Komisariat. Në vendngjarje mësohet se janë gjetur gëzhoja pistolete dhe dy automjete të dëmtuara. Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka shkuar menjëherë aty, por ka hasur në kundërshtim me dhunë dhe mos bindje, e për pasojë të dyshuarit janë larguar. Nga dëshmitë e marra dhe kqyrja paraprake e pamjeve filmike, janë identifikuar disa prej personave të përfshirë. Rezulton se 4 prej tyre janë efektivë policie dhe njëri ish efektiv.

Ata janë Alvaro Sulejmani, efektiv i Komisariatit të Policisë Himarë, Kidi Sulejmani, efektiv i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, Ergis Sulejmani, efektiv i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë dhe Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë në Tiranë. I përfshirë rezulton edhe Igli Duka, ish-efektiv i Komisariatit të Policisë Sarandë, i arrestuar më pas në Skoci pasi u kap në një ndërtesë ku kultivohej marijuanë. Vec pesë personave të mësipërm, janë identifikuar edhe pjesëtarë të tjerë të fisit Sulejmani e Duka si dhe një shtetas me mbiemër Cocka.

Deri tani mësohet se janë dorëzuar vullnetarisht në Komisariatin e Sarandës dy nga shtetasit e identifikuar, konkretisht Alvaro Sulejmani e Beqir Cocka, ndërkohë është paraqitur edhe një person tjetër, Mihal Sulejmani. Policia vazhdon kqyrjen e kamerave të sigurisë por edhe të vendit të ngjarjes për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërkohë që vijojnë kontrollet për kapjen e personave të kërkuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PEZULLIMI I TRANSITIT TË GAZIT RUS DREJT EVROPËS/ Zelensky: Kjo është një nga humbjet më të mëdha të Moskës
Previous article DHUNOI DHE TENTOI TË PËRDHUNONTE 61-VJEÇAREN/ Arrestohet i riu shqiptar në Greq

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT