Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku 34-vjeçari Kristjan Thaçi plagosi me thikë dy komshinjtë e tij dhe më pas u arratis.
Të plagosurit janë babë e bir. 34-vjeçari është konfliktuar me komshinjtë dhe më pas i ka qëlluar me thikë e me sende të forta.
I riu është ankuar se babë e bir “po bënin shumë zhurmë në pallat”. Sherri ndodhi në katin e pestë të pallatit. 34-vjeçari Thaçi njihet si person problematik në zonë.


