• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NATA E NDËRRIMIT TË VITEVE/ Koçiu: Mbi 2 000 mjekë dhe infermierë në gatishmëri
Home
Sociale

NATA E NDËRRIMIT TË VITEVE/ Koçiu: Mbi 2 000 mjekë dhe infermierë në gatishmëri

31 December, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, zhvilloi sot një vizitë në Spitalin Universitar të Traumës, nga ku bëri të ditur edhe planin e masave të marra për natën e ndërrimit të viteve dhe në ditët e para të Vitit të Ri.

Ministrja Koçiu tha se “të gjitha strukturat shëndetësore në të gjithë vendin do të jenë në gatishmëri të plotë. Jo vetëm Spitali i Traumës dhe QSUNT, por edhe spitalet rajonale dhe ato bashkiake. Në shërbim të qytetarëve që do të jenë mbi 2 mijë mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor”.

Gjithashtu, Koçiu ka theksuar se në gatishmëri do të jenë edhe strukturat e sistemit parësor.

Në Tiranë do të jenë 6 qendra shëndetësore që do të ofrojnë shërbim 24/7 për urgjencat pediatrike, për të lehtësuar fluksin në urgjencën e Spitalit Pediatrik pranë QSUNT-së.

Gjithashtu, Ministrja Koçiu bëri të ditur se në 2025 do të nisë rikonstruksioni i godinës qendrore të Spitalit të Traumës me mbështetjen e buxhetit të shtetit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përcolli edhe mesazhin e urimit për të gjithë mjekët, infermierët, personelin e spitaleve dhe urgjencave në të gjithë vendin, e veçanërisht për stafet shëndetësore që do të jenë në krye të detyrës në këto ditë festive. Në Tiranë do të jenë 6 qendra shëndetësore nr. 1 Tefta Tashko, qendra shëndetësore nr. 4 – Siri Kodra, qendra shëndetësore nr. 10 – Oxhaku, qendra shëndetësore nr. 8 – Sheshi Wilson, qendra shëndetësore nr. 7 – Laprakë, qendra shëndetësore nr. 6 – Kombinat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË DYSHUAR PËR VJEDHJE/ Dy persona arratisen nga dhomat e shoqërimit të Policisë në Elbasan
Previous article PAMJET/ Qytetarit në Tiranë i humbin 27 mijë euro, ia kthen policia

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT