• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut në New York
Home
Nderkombetare

SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut në New York

28 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Një video që po qarkullon orët e fundit në internet ka tronditur opinionin publik, duke treguar rrahjen për vdekje të një të burgosuri afrikano-amerikan, Robert Brooks, nga gardianë në institucionin korrektues Marcy në Nju Jork.

Pamjet, të regjistruara nga kamerat e trupit të stafit të burgut, tregojnë të burgosurin, me fytyrën e mbuluar nga gjaku, ndërsa merr goditje të njëpasnjëshme nga të paktën gjashtë burra përreth tij në çdo moment.

Herë pas here, gardianët që e kishin rrethuar e shtrëngonin në fyt. Ndërkohë që i burgosuri ishte ulur, me duart e lidhura dhe dukshëm i dëmtuar, një gardian me doreza plastike e kapi nga fyti me ndihmën e një kolegu dhe e përplasi për muri.

Në një moment të videos, një polic duket duke i futur diçka në gojë Brooks-it para se ta godasë përsëri në fytyrë. Më pas, një tjetër polic e godet në zonën e ijëve përpara se ta godasë me një këpucë.

Videot nuk kanë audio. Kamerat ishin të ndezura, por gardianët “nuk i kishin aktivizuar” dhe kështu ato regjistronin pa zë, shpjegoi prokurorja e përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut gjatë një konference për shtyp.

Pamjet nuk e bëjnë të qartë se cili ishte shkaku i këtij trajtimi, nëse kishte ndonjë incident fillestar. Robert Brooks u shpall i vdekur më 10 dhjetor në spitalin Wynn në Utica, sipas prokurores së përgjithshme Letitia James.

Brooks, 43 vjeç, po vuante një dënim prej 12 vitesh burg që nga viti 2017 për sulm të shkallës së parë, sipas dokumenteve të burgut.

SHBA shpesh tronditet nga raste të përdorimit të tepruar të dhunës nga forcat e rendit.

Në vitin 2020, vdekja e George Floyd, një afrikano-amerikan 46-vjeçar, nga një polic që e shtypte në fyt me gju për rreth nëntë minuta duke i penguar frymëmarrjen, ndërsa ai ishte i prangosur dhe i shtrirë në tokë, shkaktoi një valë protestash kundër racizmit dhe trazirash në të gjithë vendin.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIELL DHE RRITJE E LEHTË E TEMPERATURAVE/ Parashikimi i motit për sot, në zonat malore...
Previous article ZGJEDHJET NË GJERMANI/ Kush kryeson garën dhe si luhaten kuotat për kancelar! Çfarë tregojnë sondazhet

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike Botë

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT