• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIJA E MAJMUNIT/ ISHP: Asnjë rast i konfirmuar në Shqipëri! Nuk duhet të flemë mbi dafina, por…
Home
Sociale

LIJA E MAJMUNIT/ ISHP: Asnjë rast i konfirmuar në Shqipëri! Nuk duhet të flemë mbi dafina, por…

27 December, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Zëvendësdrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku ka konfirmuar përmes një interviste për mediet, se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar të lisë së majmunit.

“Jemi njoftuar për rastin e konfirmuar në Kosovë. Është një rast i importuar që do të thotë se personi nuk është infektuar në Kosovë, por në Afrikën Perëndimore. Kjo nuk do të thotë që të flemë mbi dafina, por do të vazhdojmë punën tonë për parandalimin dhe sensibilizimin në radhë të parë të bluzave të bardha. Sigurisht kemi rritur masat e survejancës së sëmundjeve infektive, janë sensibilizuar, është shpërndarë përcaktimi i rastit. Nuk kemi rast të konfirmuar. Nuk kemi rast të dyshuar në Shqipëri”, u shpreh ai.

Por, zëvendësdrejtori i ISHP-së, thotë se Shqipëria nuk është imune nga kjo sëmundje infektive, por nuk ka vend për panik.

“Nuk jemi imun. Nuk është infeksion që përhapet në rrugë aerogene. Është një infeksion që përhapet me kontakt të ngushtë, me marrëdhënie seksuale dhe kontakt me lëkurën e personit të infektuar. Pra nuk presim nëse do të kemi një rast të konfirmuar në Shqipëri në ditët në vijim. Nuk presim të ketë përhapje të madhe, besoj do arrijmë në gjendje ta lokalizojmë, të sensibilizojmë nëse do të kemi rast të mundshëm”, tha Ulqinaku.

“Padiskutim që diagnoza diferenciale nuk është e lehtë. Është laboratori që na ndihmon. Nëse do të kemi ndonjë rast që mund të rezultojë pozitiv kemi vaksina për bluzat e bardha dhe personat e kontaktit”, shton Ulqinaku.

Krahas temperaturës, skuqjes dhe flluskave në trup, lia e majmunit shkakton edhe fryrje të nyjave limfatike. Në 95% të rasteve mjekët thonë se kalon pa probleme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencën shëndetësore globale nga lija e majmunit dhe aktualisht sëmundja është përhapur në 122 vende.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHALLA, S'MË BËJNË MEME"/ Rozana Radi përplas kokën në xham, çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother
Previous article INCIDENTI NË DETIN BALTIK/ NATO do të rrisë praninë në rajon

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT