Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, ishte sot në SPAK ku ka qëndruar për rreth 2 orë, ndërsa është marrë në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj.
Pas daljes nga zyrat e SPAK, Këlliçi u shpreh për gazetarët se është pyetur për gjithçka nga diploma e shkollës së mesme, te pasuria, madje edhe për foton me Donald Trump.
Edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria më e madhe e jetës sime. Mund të pyesni jo vetëm për shkollën e mesme, por edhe për atë 8 vjeçare.
Në vijim, Këlliçi u pyet nga gazetarët lidhur me atë që SPAK ka çuar për gjykim në GJKKO dosjen ‘5D’, ndërsa tha se nuk është në dijeni të asaj se çfarë ka bërë Prokuroria Speciale. Gjithsesi, Këlliçi këmbënguli që përgjegjës për 5D është Kryebashkiaku i Tiranës.
Mua nuk më gëzon fakti që njerëzit të shkojnë në burgje. Por kush ka shkelur ligjin duhet të përballet me drejtësinë.
Por jam për atë që të mos përdoren mish për top ata që ekzekutojnë vendimet, ndërkohë që ata që urdhërojnë zbatimin nuk i hyn asnjë gjëmb në këmbë.
Nuk mund të mbahen në burg drejtorët e Veliajt se kanë aplikuar skemën e tij dhe Veliaj nuk pyetet”, tha Këlliçi.


