• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON Erdogan: Kurdët në Siri të lënë armët, ose do të varrosen bashkë me to
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON Erdogan: Kurdët në Siri të lënë armët, ose do të varrosen bashkë me to

25 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka dërguar një mesazh të ashpër luftëtarëve kurdë në Siri, duke u bërë thirrje ose të dorëzojnë armët ose të varrosen me to.

Sipas medive të huaja, deklarata vjen ndërsa përleshjet vazhdojnë midis grupeve militante siriane të mbështetura nga Turqia dhe kurdëve pas rënies së Bashar al-Asad. Që nga rënia e Asadit, Ankaraja ka këmbëngulur vazhdimisht se milicia kurde (YPG) duhet të shpërbëhet, duke argumentuar se grupi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.

“Vrasësit separatistë do t’u thonë lamtumirë armëve të tyre ose do të varrosen në tokën siriane me to,” tha Erdogan gjatë një fjalimi para ligjvënësve nga partia në pushtet AKP.
“Ne do të eliminojmë organizatën terroriste që po përpiqet të thurë një mur gjaku mes nesh dhe vëllezërve tanë kurdë,” shtoi ai, shkruan A2 CNN.

Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se Turqia synon të hapë një konsullatë në Aleppo së shpejti.

Turqia e konsideron milicinë kurde (YPG), e cila është maja e shtizës së Forcave Demokratike Siriane (SDF), një zgjerim i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) e cila ka luftuar për 40 vjet kundër shtetit turk dhe është cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia.

Presidenti turk nuk ka nguruar edhe një herë të sulmojë Bashar al-Asad, duke e quajtur frikacak. “Lufta e popullit sirian, plot vuajtje, arriti fitoren më 8 dhjetor. Regjimi u shemb, frikacaku Assad i shiti të gjithë dhe u largua nga Siria. Tani është hapur një faqe e re për këtë vend. Turqia bëri ndërhyrjet e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme. Kjo fitore është një sukses i madh. Populli sirian e shpëtoi vendin e tij nga një rrjet masakrimi. Populli sirian ka hyrë në rrugën e përcaktimit të së ardhmes së tij dhe ne jemi të lumtur për këtë. Jemi të lumtur kur shohim flamurin e Sirisë së Lirë dhe yllin e gjysmëhënës në Aleppo, Damask dhe Homs. Jemi të lumtur dhe të kënaqur kur shikojmë sytë e sirianëve të shtypur që shkëlqejnë me shpresë”, komentoi Erdogan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BABAGJYSHI VJEN NGA DETI/ Krishtlindje ndryshe në Himarë, fëmijët marrin dhuratat në breg
Previous article PËRPLASJA E AVIONIT NË KAZAKISTAN/ Rama: Ngushëllime dy vendeve vëllazërore të Shqipërisë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur Botë

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT