Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit kanë vazhduar reshjet e dëborës shoqëruar me rënie të temperaturës nën 0 °C.
Reshje dëbore ka pasur edhe në Llogara, ku është punuar me mjetet borëpastruese dhe shpërndarjen e kripës qarkullimi vazhdon pa probleme
Në Rajonin Jugor në akset Korçë-Ersekë, Bobshticë-Dardhë, Voskopojë, Qafë Thanë kanë vazhduar reshjet e dëborës me intesitet mesatar, rrugët janë te pastruara dhe qarkullimi kryhet pa probleme
ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore


