• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BIDEN FAL DËNIMET ME VDEKJE/ Konvertohet dënimi për 37 të burgosur
Home
Nderkombetare

BIDEN FAL DËNIMET ME VDEKJE/ Konvertohet dënimi për 37 të burgosur

23 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan në largim Joe Biden njoftoi sot (23 dhjetor) se do të zbusë dënimet e 37 nga 40 personat e dënuar me vdekje në SHBA, duke i kthyer dënimet e tyre me burgim të përjetshëm pa të drejtë apelimi. Vendimi vjen vetëm disa javë përpara se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, një përkrahës i zgjerimit të dënimit me vdekje, të marrë detyrën.

Ky vendim kursen jetën e njerëzve të dënuar për vrasje, duke përfshirë vrasjen e oficerëve të policisë dhe ushtarakëve, dhe atyre të përfshirë në grabitje vdekjeprurëse bankash ose pazare droge, si dhe vrasjet e rojeve ose të burgosurve në objektet federale.

Kjo do të thotë se vetëm tre të burgosur po përballen ende me ekzekutimin. Ata janë Dylann Roof, i cili kreu vrasjen raciste në vitin 2015 të nëntë anëtarëve me ngjyrë të Kishës “Mother Emanuel AME” në Charleston, Karolina e Jugut, bombarduesi i Maratonës së Bostonit në vitin 2013, Dzhokhar Tsarnaev, dhe Robert Bowers, i cili qëlloi për vdekje 11 persona në Pittsburgh’s Life208, sulmi më vdekjeprurës antisemitik në historinë e SHBA-së.

“Unë ia kam kushtuar karrierën time uljes së krimit të dhunshëm dhe sigurimit të një sistemi drejtësie të drejtë dhe efektiv. Sot, unë po i ndryshoj dënimet e 37 nga 40 individëve të dënuar me vdekje, në burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht. Këto zbritje janë në përputhje me moratoriumin që administrata ime ka vendosur për ekzekutimet federale, në raste të tjera përveç terrorizmit dhe vrasjeve masive të motivuara nga urrejtja”, thuhet në një deklaratë të Bidenit.

Bideni ishte zotuar se do t’i jepte fund ekzekutimeve federale. Teksa kandidoi për president në vitin 2020, uebfaqja e fushatës së demkratit kishte thënë se ai do të “punonte për të miratuar legjislacionin për të eliminuar dënimin me vdekje në nivel federal dhe për të nxitur shtetet të ndjekin shembullin e qeverisë federale”.

Në fillim të muajit dhjetor, Biden ndryshoi dënime e rreth 1500 personave të burgosur dhe fali 39 të tjerë të dënuar për krime jo të dhunshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA VARSET TEK BYZYLYKËT/ 5 trende elegante të bizhuterive që do të jenë super të rëndësishme për vitin 2025
Previous article RAPORTET/ Mbi 1000 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë në luftën në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT