Reshjet e shumta të dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në rrugën e Arbrit. Qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në bypassin e Murrizit si pasojë e pranisë së madhe të dëborës.
Edhe pse që me nisjen e reshjeve në rrugë pati borëpastruese, këto të fundit nuk kanë arritur ta mbajnë të qarkullueshëm aksin. Për pasojë qindra automjete e qindra qytetar kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra.
Ndërkohë, mësohet se mes të bllokuarve ka qenë edhe një kortesh mortor i cili ishte nisur nga Tirana në drejtim të Klosit.


