• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ANGAZHIMI JUAJ MAKSIMAL…”/ Proda takohet me drejtuesit e rinj të komisariateve
Home
Aktualitet
Kronikë

“ANGAZHIMI JUAJ MAKSIMAL…”/ Proda takohet me drejtuesit e rinj të komisariateve

21 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi një takim me shefat e rinj të komisariateve të policisë në vend.

Drejtor Proda, fillimisht, vlerësoi procesin e përzgjedhjes së shefave të komisariateve dhe i uroi ata për detyrën, të cilën e cilësoi jo si privilegj, por si obligim dhe përgjegjësi për secilin prej tyre.

Gjatë takimit, ai iu përcolli shefave të komisariateve një sërë detyrash dhe porosish për të përmirësuar më tej imazhin e Policisë, për të rritur parametrat e sigurisë dhe për të arritur rezultate më të larta në luftën kundër krimit.

“Angazhimi juaj maksimal në krye të strukturave që drejtoni për ndjekjen në dinamikë të shqetësimeve dhe problematikave të qytetarëve, për respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të tyre, për parandalimin dhe goditjen e krimit të rrugës që ndikon drejtpërdrejt tek qytetarët, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura dhe shpërndarjen e tyre, të lojërave të fatit, krimeve mjedisore, për sigurinë në shkolla, sigurinë rrugore, për rritjen e performancës së punonjësve të policisë dhe për etikën e komunikimit me qytetarët është shumë thelbësor. Jam i bindur se secili prej jush do të jetë në lartësinë e detyrës që mban.” – u shpreh drejtori i Policisë së Shtetit.

Në përmbyllje të takimit, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se jemi përpara një procesi zgjedhor dhe se tashmë Policia e Shtetit ka vendosur standarde të certifikuara nga ndërkombëtarët për një qëndrim korrekt. Ai iu kërkoi shefave të komisariateve dhe vartësve të tyre të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin, duke theksuar: “Ne jemi punonjës policie dhe kemi një mision – zbatimin e ligjit.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI TERRORIST NË GJERMANI/ Reagon Scholz: Do ta shohin mirë peshën e vërtetë të ligjit
Previous article DURIM BAMI NË PARABURGIM NË DUBAI/ Vazhdon betëjën ligjore, më 24 dhjetor mbahet seanca gjyqësore që vendos fatin…

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz

PAMJET E RËNDA NGA SHKODRA/ Shoferi përplas me makinë katër persona pas një konflikti Aktualitet

PAMJET E RËNDA NGA SHKODRA/ Shoferi përplas me makinë katër persona pas një konflikti

KËRKIMET PËR EGLANTIN KOÇIN DHE AUTORIN/ Përforcohen operacionet, kontrolle në periferi të Tiranës Aktualitet

KËRKIMET PËR EGLANTIN KOÇIN DHE AUTORIN/ Përforcohen operacionet, kontrolle në periferi të Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT