• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA POLITIKE NË KANDA/ Trudeau nën trysni për dorëheqje. Alternativat e tij
Home
Nderkombetare

KRIZA POLITIKE NË KANDA/ Trudeau nën trysni për dorëheqje. Alternativat e tij

21 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Kreu i partisë kanadeze në pushtet tha të premten se do të votonte në favor të një mocioni mosbesimi ndaj Kryeministrit Justin Trudeau, çka mund të sjellë largimin e liberalëve nga pushteti në fillim të vitit të ardhshëm.

Kryeministri Trudeau ka qenë nën një trysni në rritje për të dhënë dorëheqjen që kur Ministrja e Financave, Chrystina Freeland dha dorëheqjen pas një përplasje për politikat të hënën.

ÇFARË NDODH NËSE TRUDEAU JEP DORËHEQJEN?

Nëse zoti Trudeau jep dorëheqjen, Partia Liberale e Kanadasë do të emërojë një udhëheqës të përkohshëm për postin e kryeministrit, deri një përzgjedhjen e kryeministrit përmes një kuvendi special të partisë.

Sfida qëndron tek organizimi i kuvendit, për të cilin duhen muaj pune. Nëse nuk arrihet kjo, liberalët do të jenë në dorën e kryeministrit të përkohshëm që nuk zgjidhet nga anëtarët.

Kanadaja nuk është përballur më parë me një situatë të tillë. Liberalët mund të përpiqen të organizojnë një kuvend më të shkurtër se zakonisht, por kjo mund të shkaktojë pakënaqësi mes kandidatëve që e shohin atë si disavantazh.

Sipas traditës, udhëheqësi i përkohshëm nuk kandidon për të drejtuar partinë, çka nënkupton që zonja Freeland nuk mund të emërohet me shpejtësi në postin e kryeministres së përhershme.

A MUND TA LARGOJË PARTIA ZOTIN TRUDEAU?

Ndryshe nga Britania, ku udhëheqësit e partive zgjidhen nga grupi parlamentar dhe mund të hiqen shpejt, udhëheqësi i Partisë Liberale zgjidhet përmes votimit në një kuvend special. Nuk ka një mekanizëm zyrtar për ta larguar zotin Trudeau nëse ai dëshiron të qëndrojë.

A MUND TA LARGOJË PARLAMENTI ZOTIN TRUDEAU?

Qeveria duhet të tregojë se gëzon besimin e ligjvënësve në Dhomën e Komunave. Votimi i buxhetit dhe shpenzimeve të tjera konsiderohen si masa votëbesimi. Praktikisht, në raste të tilla, fushata zgjedhore fillon menjëherë.

Për më tepër, qeveria duhet të caktojë disa ditë për çdo seancë të kërkuar nga partitë opozitare të cilat mund të paraqesin mocionet për çdo çështje, përfshirë mosbesimin. Dhoma e Komunave mori pushimet dimërore të martën dhe kthehet në punë më 27 janar. Kjo do të thotë se vetëm në fillim të shkurtit opozita mund të kërkojë mocion mosbesimi.

MËNYRA TË TJERA PËR LARGIMIN E TRUDEAUT

Pushteti kushtetues i Kanadasë është në dorën e Guvernatores së Përgjithshme, Mary Simon, e cila është përfaqësuesve personale e Mbretit Charles, kreu i shtetit të Kanadasë. Teorikisht, ajo mund ta largojë zotin Trudeau, por realisht nuk do të ndodhë./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI NË GJERMANI/ Begaj: Të dënohet në termat më të ashpër
Previous article "JAM ADHURUESI YT"/ Rama me skiatoren italiane, Lara Colturi! Kryeministri: Ky është vendi yt! Si kampione do të jesh gjenerale ose...

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT