• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAMILJA BERISHA KUNDËR REFORMËS/ 2 konferenca në 1 ditë: Gjyqtarët e KiE rrëzuan vetingun
Home
Politikë

FAMILJA BERISHA KUNDËR REFORMËS/ 2 konferenca në 1 ditë: Gjyqtarët e KiE rrëzuan vetingun

20 December, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Familja e Sali Berishës këtë të premte ia kishte kushtuar sulmet kundër institucioneve dhe reformës në drejtësi, në veçanti procesit të vettingut. Përmes dy konferencave të posaçme, me një diferencë me minuta nga njëra tjetra Sali Berisha nga Selia e partisë dhe Argita Berisha me 4 avokatë të babait e bashkëshortit Malltezi nga një hotel luksoz në Tiranë përdorën të njëjtat argumente kundër reformës, SPAK dhe GJKKO.

Duke e shitur si një lajm të rëndësishëm, Berisha nxori një pikë të një opinioni këshillues të Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropiane, organ i Këshillit të Evropës, që sipas Berishës rrëzon në mënyrë përfundimtare vetingun në Shqipëri, të cilin e cilëson si gjueti shtrigash.

“Çështja e reformës në drejtësi e patë. Çfarë tregon ky dokumenti i gjyqtarëve Evropiane. Tregon se në Shqipëri u përdor vetingu jo për të kaluar nga diktatura në demokraci, por nga demokracia në diktaturë, për të seleksionuar një grup mercenarësh të cilët refuzojnë hetimin e krimit elektoral. Siç është Dumani”, tha Berisha.Por për çfarë bëhet fjalë? Një opinion i datës 6 dhjetor i KKGJE, i bërë për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve, në një pikë prej 43 të tilla thotë kështu:

“Ndërsa ky Opinion nuk trajton vettingun, KKGJE nuk mund ta kalojë këtë çështje në heshtje e plotë. Vettingu nuk duhet të përdoret si zëvendësim për masat disiplinore. As duhet përdorur vettingu për të trajtuar korrupsionin. Megjithatë, KKGJE e njeh se procesi i vettingut mund të lejohet një herë si një procedurë e jashtëzakonshme, në një moment kalimi nga autoritarizmi në një qeveri demokratike të shtetit të së drejtës”

Pra Berisha thotë se ky paragraf rrëzon vettingun, ndërkohë që edhe Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropianë e thotë se mund të përdoret në situata të jashtëzakonshme. Shqipëria kur bëri reformën në drejtësi ishte në një situatë ku sistemi i drejtësisë ishte i asfiksuar, thuajse totalisht i varur politikisht dhe pa asnjë forcë kundër krimit dhe korrupsionit. Pra shteti i së drejtës dhe sundimit të ligjit nuk ishte, fiks siç thotë ky opinion i gjyqtarëve evropianë.

KKGJE thotë se vettingu nuk mund të përdoret për të trajtuar korrupsionin dhe Berisha e shet si tregues se rrezon procesin në Shqipëri, por në fakt është gjithashtu fakt se vettingu është proces administrativ dhe hetimet për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë shkarkuar dhe ka prova për korrupsion hetohen nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Berisha thotë se ky opinion këshillues e zhbën vettingun, por në fakt harron se disa dhjetëra vendime të Gjykatës së Strasburgut, vendime të detyrueshme dhe me forcën e ligjit ndërkombëtar, e kanë quajtur proces të rregullt ligjor vettingun, ndërkohë që i gjithë komuniteti ndërkombëtar e ka mbështetur, si një proces që i riktheu shqiptarëve besimin te drejtësia.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZIM ME TENDERIN NË UKT/ GJKKO shpall të pafajshëm tre të akuzuarit
Previous article KËRCËNON BE/ Trump: Blini naftën e gazin amerikan, ndryshe ju presin tarifat

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor... Aktualitet

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor...

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT