• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA/ Sulmet me raketa ruse dëmtojnë ambasadën shqiptare në Kiev! Reagon ministria: Brutale
Home
Botë

LUFTA/ Sulmet me raketa ruse dëmtojnë ambasadën shqiptare në Kiev! Reagon ministria: Brutale

20 December, 2024 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Kronikë

Ambasada shqiptare në Kiev ka rënë pre e sulmeve me raketa ruse. Lajmi bëhet me dije nga Ministria e Jashtme, e cila njofton se si pasojë e një seri sulmesh ajrore të Rusisë në kryeqytetin ukrainas këtë të premte, është dëmtuar edhe ambasada shqiptare.

Sulmet prekën gjithashtu ambasadat e pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Për fat të mirë, në ambasadën shqiptare raportohen vetëm dëme materiale. Nga sulmet janë dëmtuar edhe ambasada e Malit të Zi, Maqedoni e Veriut, Argjentinë, Portugali dhe Palestinë.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënoi ashpër këto sulme, duke i cilësuar si një akt të papranueshëm që godet themelet e diplomacisë ndërkombëtare. Në deklaratën e saj, Ministria theksoi rëndësinë e mbrojtjes së personelit diplomatik dhe paprekshmërisë së misioneve, duke kërkuar respektimin e këtyre parimeve të panegociueshme.

“Një seri sulmesh ajrore të Federatës Ruse tronditën Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta në disa zona në kryeqytetin e Ukrainës. Si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon pa asnjë mëdyshje këto sulme brutale. Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare. Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht”, njofton ministria.

Shpërthime të forta u dëgjuan në qendër të Kievit në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra, pasi autoritetet raportuan se të paktën pesë raketa ishin lëshuar drejt Kievit. Është prekur veçanërisht lagjja Golosivski ku kanë marrë flakë disa makina të parkuara në rrugë. Zona e bombarduar u inspektua nga kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko. Mediat kanë raportuar për 1 viktimë dhe 9 të plagosur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO GRABISNIN DHE DO VRISNIN DHËNDRIN E QAZIM SEJDINIT/ Dënohen me 27 vite burg 3 persona! Përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar (EMRAT)
Previous article APARTAMENTE DHE QENDRA TREGTARE/ Lefter Kokës dhe katër të pandehurve të tjerë iu sekuestrohen pasuritë nga Apeli i GJKKO

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT