Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mbrëmjen e së mërkurës, me një atentat të ndodhur në lagjen “Çole”, ku mbetën dy të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim në lagjen Çole të Vlorës, ku drejt një automjeti që dyshohet se i përkiste shënjestrës, janë lëshuar një breshëri plumbash.
I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Kejvin Hajrulla, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatorëve, teksa i plagosuri tjetër ka mbetur dhe Armand Spahiu, i cili ishte shitësi i një dyqani që e kanë është goditur nga të shtënat.
Një banor i cili ka parë ngjarjen tregon që në momentin kur dëgjoi të shtënat, është shtrirë në dyqan, ndërkohë dhe për kolegun e tij që u plagos rastësisht tregon që e njihte pak dhe ishte në mjedisin e punuës kur u plagos.
Menjëherë pas ngjarjes, është gjetur dhe një makinë e djegur në fshatin Panaja të Vlorës, e cila dyshohet se i përkiste autorëve të atentatit.


