• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AUTORITETI KOMBËTAR PËR SIGURINË KIBERNETIKE GATI TË NISË PUNËN/ Ja si do të funksionojë dhe roli që do të ketë
Home
Aktualitet
Kronikë

AUTORITETI KOMBËTAR PËR SIGURINË KIBERNETIKE GATI TË NISË PUNËN/ Ja si do të funksionojë dhe roli që do të ketë

18 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Qeveria miratoi sot vendimin për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Sipas vendimit, Autoriteti financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme, sipas legjislacionit në fuqi për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë.

Misioni i Autoritetit është të sigurojë një nivel të lartë të sigurisë kibernetike për rrjetet dhe sistemet e informacionit në Republikën e Shqipërisë, si dhe të garantojë siguri e besueshmëri në përdorimin e nënshkrimit elektronik, identifikimit elektronik dhe shërbimeve të besuara.

Në vendim thuhet se Autoriteti ka përgjegjësi të organizojë punën për:

Ushqim falas për shkollat 9-vjeçare të Tiranës! Këshilli bashkiak miraton vendimin: Bursa për ekselentët
a) përcaktimin e masave të sigurisë kibernetike dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tyre nga operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit;
b) hartimin dhe monitorimin e zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike;
c) koordinimin e veprimtarisë me subjekte të tjera përgjegjëse për sigurinë kibernetike dhe bashkëpunimin në nivel kombëtar e ndërkombëtar me institucione e organizma në fushën e sigurisë kibernetike;
ç) edukimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit në fushën e sigurisë kibernetike;
d) zbatimin e standardeve të sigurisë nga ofruesit e shërbimeve të certifikimit;
dh) sigurimin e cilësisë, besueshmërisë dhe përputhshmërisë me standardet ligjore për shërbimet e besuara dhe identifikimit elektronik;
e) kontrollin/monitorimin e zbatimit të standardeve dhe të procedurave të lëshimit të certifikatave të kualifikuara nga ofruesit e kualifikuar të shërbimit të besuar.

Autoriteti e shtrin veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror si drejtori e përgjithshme.

Autoriteti drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe mbikëqyr veprimtarinë e institucionit dhe është përgjegjës për mirëfunksionimin e tij, si dhe përfaqëson institucionin në marrëdhëniet me të tretët.

Drejtori i Përgjithshëm mbështetet nga 2 (dy) zëvendësdrejtorë të përgjithshëm. Në detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm caktohet një nga drejtorët e drejtorive të përmbajtjes së Autoritetit, i cili, krahas detyrave funksionale, kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga drejtori i Përgjithshëm për të mbështetur atë në mbarëvajtjen e institucionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Vjosa Osmani shpërthen ndaj BE: Po i bën padrejtësi Kosovës
Previous article "NËNA SHISTE GJAK PËR TË NA RRITUR"/ Këngëtarja e njohur shqiptare SHOKON me rrëfimin e saj!

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT