• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR ME 21 VITE BURG/ Konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR ME 21 VITE BURG/ Konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro

18 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, Gjykata dhe Prokuroria e Tiranës konfiskojnë pasuritë e Emiljan Burbës dhe familjarëve të tij.

Bëhet fjalë për 2 godina resorte, me vlerë të paktën 3 mln euro, të dyja në zonën e Vergos dhe Delvinës, në qarkun e Vlorës, për të cilat ai ishte shprehur se i kishte bërë me punën si murator dhe kamionist në vendin fqinj. Më 23 Shkurt 2023 Prokuroria kishte njoftuar sekuestron e dy pasurive.

Burba ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, i dënuar me formë të prerë nga Gjykata e Apelit të Torinos për trafik droge. Ai u arrestua për qëllime ekstradimi më 21 prill 2014, teksa u ndërmor edhe hetimi pasuror nga Prokuroria e Tiranës.

“Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 03.12.2003 në Romë, ka transportuar dhe mbajtur me qëllim tregtimi, një sasi prej disa kilogramësh heroine, e cila sigurohej nga Shqipëria dhe transportohej në Itali”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Më tej sqarohet se pasuritë që Burba zotëronte ‘nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale’. Gjithashtu nuk figuron të ketë qenë i regjistruar në ndonjë Zyrë Rajonale Punësimi në Itali, edhe pse deklaroi se punonte si kamionist apo murator dhe niveli i lartë i jetesës nuk justifikohet nga pikëpamja ekonomike, nga ai apo pjesëtarët e familjes.

“Pasuritë dyshohet se janë krijuar me të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm i tregtimit të lëndëve narkotike gjatë periudhës 2003-2006, pasi rezulton se e ka kryer këtë aktivitet në mënyrë të përsëritur gjatë këtyre viteve”, bën me dije organi i akuzës ndër të tjera.

Prokuroria fillimisht kaloi në sekuestro preventive pasuritë, dy godinat resort me vlerë 3 mln euro dhe tani ato janë konfiskuar përfundimisht si më poshtë.

-Pasuria e ndodhur në qarkun Vlorë, njësia Delvinë, adresa Vanë, ndërtim pa leje aplikuar për legalizim
-Pasuria e ndodhur në qarkun Vlorë, njësia Vergo adresa Vane, ndërtim pa leje, aplikuar për legalizim

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GËRDECI"/ Shtyhet sërish seanca për Mediun: Ekspertët ushtarakë të përgatisin pyetjet
Previous article E TRISHTË/ U plagos në aksidentin e rëndë në Sauk, humb jetën mjeku Vanion Cinari

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT