• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, si pritet të jenë temperaturat
Home
Sociale

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, si pritet të jenë temperaturat

18 December, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë vendin, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të jenë zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët deri në 8°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës me shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Pritet një rritje e lehtë e vlerave Barike duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në të gjithë republikën e MV. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja, të sjellin vranësira më të shpeshta në territor, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në Jugore dhe Juglindore. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen maksimalet duke u luhatur nga nga -1°C vlera minimale deri në 11°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Evropa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në veriperëndim të kontinentit me ndikim deri në qendër do të sjelle vranësira, shira me intensitet të lartë si edhe stuhi të forta ere në; Ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europën qendore, përkatësisht në Francë dhe Gjermani duke sjellë mjaft probleme. Po ashtu Europa Veriore dhe Lindore do të mbeten nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë prezente ndërsa vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme kontinentale në pjesën më të madhe të kontinentit europian duke sjellë mot të kthjellët dhe temperaturave relativisht të ulëta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË GREQI/ Djali, vajza dhe dhëndri vrasin babanë, e mbysin me jastëk
Previous article VRASJA E MARTIN CANIT/ Apeli lë në burg 14 vjeçarin, nuk i ndryshon masën e sigurisë

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT