• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
MIRATOHET FALJA E GJOBAVE/ Përfitojnë edhe ata që kanë bërë shtesa pa leje në shtëpi private
Home
Ekonomi

MIRATOHET FALJA E GJOBAVE/ Përfitojnë edhe ata që kanë bërë shtesa pa leje në shtëpi private

17 December, 2024 s.autor Ekonomi

Nisma e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të anuluar gjobat e paekzekutuara në 10 vitet e fundit, të vendosura për qytetarët në zonat rurale që kanë bërë investime në banesa pa leje, u miratua këtë të martë në Komisionin e Ekonomisë.

Gjatë diskutimeve, nismëtari Erion Braçe shtoi se përfitues do të jenë edhe individët që jetojnë në qytet, në njësi individuale banimi dhe jo në pallat.

“Të anulohen masat administrative të vendosura edhe në zona urbane për qëllime strehimi individuale, jo pallat. Për shtëpi banimi që përdoren për qëllim strehimi individual. Nuk kemi të bëjmë me amnisti. Kur anulohet gjoba,  anulohet gjithçka, edhe me interesat e përmbaruesit. Fshati është në vështirësi dhe kërkojmë një lehtësi në fshat. Nuk është anulimi i masave administrative akti i parë. Sepse nga qershori i 2022 janë ndryshuar të gjitha rregullat e vendosura dhe që kanë shtrënguar marrjen e një leje ndërtimi në fshat. Objektet me natyrë blegtorale në zonën urbanen nuk përfshihen te falja sepse ato zona duhen urbanizuar. Nuk mund të kemi stalla brenda një zone komunitare”, tha Braçe.

Opozita nga ana tjetër përsëriti se kjo është një nismë elektorale, ndërsa propozoi edhe disa kategori të tjera që mund të falen.

“Ka vend për të dyshuar pse merret kjo masë. Kjo është një masë elektorale, po vijnë zgjedhjet dhe po nxitohet për të hedhur një karamele tek elektorati”, tha deputeti i PD-së, Edmond Spaho. 

“Ka nevojë të ndërhyhet për disa kategori: ka detyrime të prapambetura për energjinë dhe ujin për grupet vulnerabël. Mendoj që penalitetet dhe gjobat në këtë rast, duhet t’i falim, ka shkelje të lehta administrative, si mosparaqitja në kohë e dokumenteve, ka gjoba që janë vendosur në mënyrë abuzive, siç bëhet fjalë për gjobat e Bashkisë së Tiranës tani. Kur propozojmë një projektligj, nuk duhet të jetë diskriminues për kategoritë në nevojë dhe për ata që kanë paguar gjobën. Ka hapësirë dhe vend për të shtuar edhe disa kategori që unë propozova”, tha deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Pas diskutimeve, propozimet e opozitës nuk u bënë pjesë e projektligjit. Me hyrjen në fuqi të ligjit, do të përfitojnë edhe ata individë që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura gjatë periudhës së pandemisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DREJT FUNDIT LUFTA MES IZRAELIT DHE HAMASIT? Netanyahu udhëton drejt Kajros
Previous article MARRËVESHJA PËR EMIGRANTËT/ Meloni kërkesë Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: Hidhni poshtë kundërshtimet për kampin në Gjadër

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT