• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEP LAJMIN E MIRË/ Koçiu: Vjen në jetë fëmija i parë përmes riprodhimit të asistuar në maternitetin “Koço Gliozheni”, paketa e fertilitetit falas…
Home
Politikë

JEP LAJMIN E MIRË/ Koçiu: Vjen në jetë fëmija i parë përmes riprodhimit të asistuar në maternitetin “Koço Gliozheni”, paketa e fertilitetit falas…

17 December, 2024 s.autor Politikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka dhënë lajmin e mirë sot se për herë të parë pranë Spitalit Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni ka ardhur në jetë fëmija i parë me teknikën e riprodhimit të asistuar.

Ministrja Koçiu deklaroi se Soreja ka lindur me peshë 4 kg e 250 gram duke bërë realitet jo vetëm ëndrrën prej mëse 16 vitesh të dy prindërve të saj, Eridës dhe Xhemalit, por njëkohësisht duke shënuar një moment tejet të rëndësishëm për strukturat spitalore publike.

Koçiu vizitoi nënën dhe vajzën e saj e cila erdhi në jetë falë profesionalizmit të ekipit të mjekëve të Qendrës së Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (RMA) në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Ajo vuri në dukje se ardhja në jetë e fëmijës së parë nëpërmjet teknikës inovative të mjekësisë moderne u bë e mundur falë investimit të qeverisë për ngritjen e Qendrës së Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (RMA) duke e kthyer në një qendër model të shtatzënisë në nivel kombëtar  përmes riprodhimit të asistuar.

“Në spitalin publik kemi beben e parë me procedurën e riprodhimit të asistuar. Te materniteti “Koço Gliozheni” falë edhe Qendrës së Riprodhimit të Asistuar që u investua e gjitha falë buxhetit të shtetit nga e para dhe mundësisë për të rimbursuar paketën e fertilitetit për të gjitha çiftet që e kanë të pamundur të sjellin një bebe vetë, ne i ndihmojmë edhe i mbështesim për të realizuar ëndrrën e tyre më të madhe”, nënvizoi ministrja.

Kociu2

Qeveria shqiptare dhe MSHMS ka mundësuar financimin e plotë të paketës së fertilitetit, një shërbim i cili tashmë ofrohet falas për ata bashkëshortë apo çifte të cilët duan të kenë fëmijën e tyre nëpërmjet kësaj procedure. “Paketa e fertilitetit mbulohet 100% nga buxheti i shtetit”, u shpreh Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se “materniteti “Koço Gliozheni” hapi siparin e kësaj procedure ndërkohë që me buxhetin e 2025 edhe materniteti “Mbretëresha Geraldinë do të fillojë investimin përkatës për të realizuar gjithashtu paketën e fertilitetit falas për të gjitha çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë”.

Koçiu falenderoi të gjithë stafin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë pranë kësaj Qendre për përkushtimin e tyre të cilët mundësuan realizimin me sukses të kësaj procedure për herë të parë në një strukturë spitalore publike.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi edhe ambientet e Qendrës së  Teknikave të Riprodhimit të Mjekësor të Asistuar pranë maternitetit “Koço Gliozheni” i cili ka një staf të trajtuar për këtë procedure dhe është e pajisur me të gjitha aparaturat mjekësore dhe medikamentet e nevojshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË BERAT/ Ishte duke punuar, ndërron jetë 47 vjeçari! E zuri poshtë një masiv guri
Previous article ATENTATI NË ATHINË/ Policia greke rihap dosjen e vrasjes së “Sidit”. Ja detajet e reja nga hetimi

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT