• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA NON GRATA/ SHBA mesazh të prerë para zgjedhjeve: Vlerësojmë rolin e opozitës, por s’merremi me njerëz të përfshirë në korrupsion madhor
Home
Politikë

BERISHA NON GRATA/ SHBA mesazh të prerë para zgjedhjeve: Vlerësojmë rolin e opozitës, por s’merremi me njerëz të përfshirë në korrupsion madhor

17 December, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Më pak se 5 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e qartë se Sali Berisha nuk mund të jetë alternativa qeverisëse për shqiptarët.

SHBA është e qartë me mesazhin për Sali Berishën, se nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi me persona të shpallur non grata për korrupsion madhor. Berishës, i cili pas fitores së Trump ka nisur thotë se do shpëtojë nga lista e zezë amerikane, SHBA ia bën të qartë se i qëndron pozicionit të saj, për personat e përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.

Qëndrimi i qartë erdhi përmes ambasadës amerikane në Tiranë më prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn deklaron se ka zhvilluar takime me përfaqësues të opozitës në vendin tonë, duke theksuar se e vlerëson rolin e tyre kritik në demokraci, por në asnjë moment nuk do të bashkëpunojnë me të korruptuar.Burime bënë me dije se një para disa ditësh një grup deputetësh nga PD, kanë takuar VanHorn, sigurisht duke përjashtuar Berishën nga takimi. Deputetët që u takuan me të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë ishin, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Tomorr Alizoti, Helidon Bushatin dhe Kreshnik Çollaku.

Gjatë takimeve me përfaqësues të opozitës, ambasada e SHBA thotë se ka dëgjuar shqetësimet e tyre, sidomos edhe sa u takon zgjedhjeve dhe sfidave të populli shqiptar. SHBA nxit të gjitha palët politike që të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë.

“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, thuhet në një deklaratë nga e ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, e publikuar nga Ambasada amerikane në Tiranë.

Ky mesazh për Berishën vjen në një moment kur zërat në opozitën shqiptarë dhe nga vetë Berisha prisnin një ‘dorë’ nga Presidenca e pritje e Trump, por me këtë deklaratë ambasada e SHBA e shpreh qartë se marrëdhëniet e SHBA-ve me të korruptuarit nuk ndryshojnë me ndërrimin e administratave në Uashington. Në maj të vitit 2021, me firmë të Sekretarit të Shtetit Blinken, Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRE RASTE BRENDA NJË MUAJI/ Arrestohet “skifteri” i biçikletave në Vlorë
Previous article POLICIA AKSION NË TIRANË/ Arrestohen katër gazetarët e një portali lajmesh, shisnin ekstazi në ish-Bllok

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në... Aktualitet

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në...

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT