• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOFERENCA E TRETË NDËRQEVERITARE SHQIPËRI-BE/ Rama nga Brukseli: Marshi ynë vazhdon! Synojmë që në 2025 të hapim të gjithë kapitujt
Home
Politikë

KOFERENCA E TRETË NDËRQEVERITARE SHQIPËRI-BE/ Rama nga Brukseli: Marshi ynë vazhdon! Synojmë që në 2025 të hapim të gjithë kapitujt

17 December, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Brukseli ku është për Konferencës së tretë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për hapjen e Grupkapitullit të VI.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm që po bëhet sipas planit, ndërsa shtoi se shpresat janë që deri në fund të 2025 të jenë hapur të gjithë grupkapitujt.

Marshi ynë vazhdon! Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është shumë, shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit.

Dhe po, duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur.

Është me të vërtetë një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne!”, tha ai.

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, së bashku me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës (30, 31) të grupkapitullit të VI.

Konferenca Ndërqeveritare i paraprin Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet ditën e nesërme, si dhe një sërë takimeve që Kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit do të zhvillojnë me përfaqësues të lartë të BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TOKA, APARTAMENTE DHE AUTOMJETE/ Sekuestrohen pasuritë e Kreshnik Budllas dhe Erneo Farrukut
Previous article VIJOJNË TEMPERATURAT E ULËTA/ Parashikimi i motit për sot, orët e pasdites do të sjellin...

s.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT