• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHET TË BËSH DY PUNË, NDRYSHE NUK JA DEL DOT”/ Rama: Në Angli, koha zero për të shpenzuar me familjen. Ja dallimi me Shqipërinë…
Home
Politikë

“DUHET TË BËSH DY PUNË, NDRYSHE NUK JA DEL DOT”/ Rama: Në Angli, koha zero për të shpenzuar me familjen. Ja dallimi me Shqipërinë…

14 December, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Në podcastin ‘Flasim’ ku kishte të ftuar një shtetas britanik, që siç tha Kryeministri ishte i dashuruar me Shqipërinë, Edi Rama ka bërë dallimin ndërmjet jetesës në Shqipëri dhe Britaninë e Madhe, teksa u shpreh se atje është vështirë të gjesh ndjenjën e komunitetit që ekzistonte dikur.

Rama u shpreh se në Angli duhet të bësh dy punë, përndryshe është e papërballueshme për të jetuar.

Kryeministri theksoi se rrogat në krahasim me Shqipërinë kanë dallim të madh, por theksoi se “çfarë mbetet pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, faturat për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë”.

Rama u shpreh se “duhet vendosur në peshore”, ndërsa shtoi se “i kuptoj njerëzit që duan të sfidojnë veten, duke u përpjekur aty ku mendojnë se mundësitë janë më të mëdha”.

Nuk di shumë për Britaninë, por kam ndjesinë se edhe nuk është e lehtë të gjesh atë ndjenjë komuniteti që ekzistonte dikur, është bërë shumë më i largët.

Isha në Londër për tu takuar me shqiptarët dhe historia e dëgjuar rëndom, shumë rëndom dhe po flas për njerëz që janë të stabilizuar, punojnë shumë, që nisi nga përpjekja për të bërë gjithçka dhe tashmë kanë familje, fëmijë. Ishte e njëjta gjë: Duhet të bësh dy punë, përndryshe nuk ia del dot.

Sigurisht që në disa aspekte është mirë për fëmijët, por nuk është kaq e mirë edhe fëmijët. Koha e lirë për të shpenzuar me familjen është zero.

Kam pasur këtu njerëz që kanë ardhur nga emigracioni dhe thonë të njëjtën gjë. Kur njerëzit i shohin pagat nga këtu dhe bëjnë krahasimin, sigurisht që është dallim i madh.

Por çfarë ka pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, fatura për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë.

Pra duhet vendosur në peshore, por megjithatë  unë i kuptoj njerëzit që duan të sfidojnë veten, duke u përpjekur aty ku mendojnë se mundësitë janë më të mëdha. Kjo është normale”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOT I KEQ NË DURRËS DHE VLORË/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla
Previous article ANALIZA/ Kryeministri i ri në Francë përpara një “misioni të pamundur”

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe Politikë

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend Politikë

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT