• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
U EMËRUA NË 2022/ Shkarkohet Abigeila Voshtinën nga detyra e drejtores së TOB dhe Ansamblit Popullor
Home
Kulturë

U EMËRUA NË 2022/ Shkarkohet Abigeila Voshtinën nga detyra e drejtores së TOB dhe Ansamblit Popullor

13 December, 2024 s.autor Kulturë

Qeveria ka miratuar sot vendimin për shkarkimin e Abigeila Voshtina nga detyra e Drejties së Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Voshtina u emërua në këtë detyrë në 2022, pas një konkursi që në atë kohë u trumpetua me pompozitet, ndërsa u tha se drejtuesja e re do të kishte një mandat 4-vjeçar.Por në fakt, violinistja e përzgjedhur ka qëndruar pak më shumë se dy vite në këtë detyrë, derisa sot me firmën e zv.Kryeministres Belinda Balluku, që drejtonte mbledhjen e Qeverisë, u shkarkua nga detyra. Në vendim nuk jepen arsyet e shkarkimit.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.

Voshtina zëvendësoi në detyrën e drejtueses së TOB, Zana Çelën, e cila synonte në 2022 një mandat tjetër drejtimi. Para se të merrte drejtimin e TOB dhe Ansamblit Popullor, Voshtina ishte këshilltare për Kulturën në Kryeministri.

Në garën për drejtuese e TOB, Voshtina u rendit para primabalerinës Adela Muçollari, tenorit Josif Gjipali, koreografit Tomorr Kokona, trompistit Kleanthi Gjika dhe violinistit Arben Skënderi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E TRISHTA/ Ku ka përfunduar legjenda e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku
Previous article VRASJA NË DURRËS/ Gruaja e Majlindit: Policia gënjeu, ishte në shtëpi ditën e ngjarjes! Branko s’më ka ngacmuar...

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT