• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U PËRFOL SI SEKRETARI I RI I SHTETIT/ Reuters zbulon detyrën e re të Grenell
Home
Nderkombetare

U PËRFOL SI SEKRETARI I RI I SHTETIT/ Reuters zbulon detyrën e re të Grenell

12 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Emri i Richard Grenell, një këshilltar i ngushtë i Donald Trump për çështjet e politikës së jashtme, u përfol për disa nga postet më të rëndësishme të administratës amerikane, që nga data 6 nëntor kur u konfirmua fitorja e ish-Presidentit në zgjedhjet presidenciale.

Mediat amerikane raportonin se Grenell, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe si drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare gjatë mandatit të parë të Trumpit po merrej në konsideratë për një pozicion të rëndësishëm.

Ai konsiderohej si një kandidat i fortë për rolin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare apo Sekretarit amerikan të Shtetit, por të gjitha pistat janë zbehur dhe ditën e sotme është zbuluar detyra e mundshme që Trump do i besojë.

Grenell si duket do të duhet të kënaqet vetëm me postin e të dërguarit special të SHBA-së për Iranin. Ka qenë Presidenti i sapozgjedhur, që ka shpërndarë në Truth Social një artikull të Reuters, ku shkruhet për detyrën e re të tij, por Trump nuk e konfirmon plotësisht këtë gjë.

“Grenell është një yll që do të marrë një pozicion të rëndësishëm”, shkruan Trump, duke lënë ende hije dyshimi.

Grenell është një nga besnikët e presidentit të ri amerikan dhe në administratën e parë, ndër të tjera luajti rol të rëndësishëm si i dërguari special për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, madje duke dërguar asokohe Aleksandër Vuçiç dhe Abdullah Hotin deri në Shtëpinë e Bardhë për të firmosur marrëveshje para Trumpit.

Pikërisht për shkak të këtij angazhimi në Ballkan, emërimi i mundshëm i Grenellit në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit, i cili më pas u plotësua nga Marco Rubio, ishte problematik për disa vende të Ballkanit, si Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

Grenell asnjëherë nuk i ka fshehur marrëdhëniet e mira me Vuçiç dhe me familjen e Trumpit, konkretisht vajzën e tij, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët sakaq kanë vendosur të investojnë në pasuri të paluajtshme në ishullin e Sazanit në Shqipëri dhe kryeqytetin Beograd në Serbi.

Pavarësisht ambicieve të larta, zërat janë tashmë se Grenell do të shkojë drejt Lindjes së Mesme, pra Iranit, në vend të Evropës Jugperëndimore.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TRAGJIK NË SHKODËR/ Humbi kontrollin e automjetit, ndërron jetë 21-vjeçari
Previous article MANDATI I HOLTA ZAÇAJ/ Bardhi ngre dyshime: Kush po i bën presion…

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT