• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERR FUND SUNDIMI 50-VJEÇAR I FAMILJES ASSAD/ Rebelët marrin Damaskun: Po nis një epokë e re
Home
Nderkombetare

MERR FUND SUNDIMI 50-VJEÇAR I FAMILJES ASSAD/ Rebelët marrin Damaskun: Po nis një epokë e re

8 December, 2024 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Në Siri, forcat kryengritëse siriane shpallën kryeqytetin e Damaskut “të lirë” nga Bashar al-Assad, ndërsa forcat qeveritare janë tërhequr.

Dhjetëra sirianë të mbledhur në qendër të Damaskut të dielën (8 Dhjetor) rrëzuan dhe shkelën një statujë të babait të presidentit Bashar al-Assad, Hafez.

Rebelët që hynë në Damask njoftuan “arratisjen” e “tiranit” Bashar al-Assad dhe fillimin e një “epoke të re” në Siri pas 50 vjetësh të sundimit Baath. Grupi i rebelëve Hayat Tahrir al-Sham, i drejtuar nga Abu Mohammad al-Jolani, u bëri thirrje sirianëve të zhvendosur jashtë vendit që të kthehen në një “Siri të lirë”. Gjithashtu ata njoftuan edhe marrjen nën kontroll të televizionit publik dhe radios.

Askush nuk do të duhet t’u afrohet “institucioneve publike” në Damask, të cilat do të mbeten tani për tani nën “mbikëqyrjen” e kryeministrit në largim, “derisa ata zyrtarisht të ndryshojnë duart!” këtë e bëri të ditur Al-jolani, kreu i HTS, grupi i armatosur shkruan “La Repubblica”.

Kryeministri 55-vjeçar, Mohammad Ghazi al-Jalali i emëruar në krye të qeverisë më 14 shtator, në një fjalim të transmetuar në rrjetet sociale bëri të ditur se është ende në kryeqytet dhe se dëshiron më të mirën për qytetarët. Siria, tha Al-Jalali, “mund të jetë një vend normal që ndërton marrëdhënie të mira me fqinjët dhe botën”.

Më tej pati edhe një lajm për rrëzimin e avionit të Bashar al Assad, por që rezultoi se ishte lajm i rremë dhe se ishte rrëzuar një avion indian Mig-29

“Përplasja e avionit të Bashar al-Assad pranë Homsit! Ai u ngrit nga aeroporti i Damaskut, bëri një kthesë dhe arriti një lartësi prej 500 metrash. Më pas u rrëzua!”, u shpërnda informacioni i rremë në rrjetet sociale.

Kurse komanda e ushtrisë njofton oficerët për rënien e regjimit, kryeministri thotë se është gati për një procedurë të mundshme “dorëzimi” dhe rebelët e shpallin qytetin “të lirë nga Asadi”.

Hafez al-Assad sundoi Sirinë nga viti 1971, deri në vdekjen e tij në vitin 2000, duke krijuar një regjim brutal dhe vrasës përpara se djali i tij Bashar, të vinte në pushtet.

Ofensiva e befasishme e kryengritësve sirianë filloi më 27 nëntor nën drejtimin e grupit xhihadist Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, gjatë së cilës persona të armatosur pushtuan qytetin verior të Aleppos, më i madhi i Sirisë, dhe qytetin qendror Hama, qyteti i katërt më i madh i vendit.

Grupi e ka origjinën tek Al-Kaida dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga SHBA dhe Kombet e Bashkuara. Udhëheqësi i tij Abu Mohammed al-Golani i tha CNN në një intervistë ekskluzive të enjten nga Siria se qëllimi i ofensivës ishte të përmbyste qeverinë e al-Assadit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Momenti kur forcat rebele mësyjnë pallatin e Bashar al-Assad në Damask
Previous article BUXHETI I 2025-ËS ME FONDE TË POSAÇME/ / Paruke e proteza falas për gratë me kancer në gji

s.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT