• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPALLI LIGJIN USHTARAK/ Presidenti i Koresë së Jugut kërkon falje, por nuk dorëhiqet: E bëra nga dëshpërimi
Home
Nderkombetare

SHPALLI LIGJIN USHTARAK/ Presidenti i Koresë së Jugut kërkon falje, por nuk dorëhiqet: E bëra nga dëshpërimi

7 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, u ka kërkuar falje popullit të tij, por nuk ka dhënë dorëheqje lidhur me vendimin e tij për shpalljen e gjendjes së luftës, duke premtuar se nuk do të ketë një tjetër dhe se ai nuk do të përpiqet të shmangë pasojat ligjore dhe politikën të vendimit të tij.

“Më vjen shumë keq dhe dua t’u kërkoj sinqerisht falje njerëzve që patjetër u befasuan në lidhje me këtë vendim. Ia lë partisë sime që të ndërmarrë hapa për të stabilizuar situatën politike në të ardhmen, përfshirë çështjen e mandatit tim” tha Yoon Suk Yeol gjatë një fjalimi drejtuar kombit drejtpërdrejt në televizion
Më tej Presidenti koreano-jugor theksoi se shpallja e gjendjes ushtarake lindi nga dëshpërimi.

“Do të doja të ulja kokën dhe të kërkoja falje edhe një herë për shqetësimet që i kam shkaktuar publikut”, përfundoi Yoon .

Opozita dhe pjesëtarë të rëndësishëm të partisë së tij i kanë bërë thirrje presidentit që të japë dorëheqje dhe Parlamenti pritet të votojë më vonë gjatë ditës së sotme për shkarkimin e tij, edhe pse udhëheqësi i opozitës, Lee Jae-myung, tha për AFP-në se është e paqartë nëse mocioni do të kalojë.

Han Dong-hoon, lideri i partisë konservatore – e njëjta parti të cilës i përket Yoon – ka deklaruar tashmë se presidenti nuk është më i aftë të kryejë detyrën e tij dhe se dorëheqja e tij është “tani e pashmangshme”.

Sipas tyre kërkimi i faljes së Yoon duket të jetë një përpjekje e dëshpëruar e minutës së fundit për të shmangur fajësimin nga Asambleja Kombëtare, ku opozitës i duhen vetëm tetë vota konservatore për të miratuar ligjin dhe më pas Yoon do të pezullohej nga detyrat e tij si president dhe vendimi final për shkarkimin e tij do të merrej më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Disa protestues kanë qëndruar gjatë natës para Parlamentit, pavarësisht temperaturave të ulëta dhe disa deputetët opozitarë po ashtu kanë qëndruar brenda Parlamentit gjatë natës, duke pasur frikë se Yoon mund të tentojë të ndërmarrë ndonjë masë të dëshpëruar me qëllim që të ruajë pushtetin.

Më 3 dhjetor Presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake, pasi e konsideroi të nevojshme për të mbrojtur vendin nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët kundër shtetit.

Ai u zotua të çrrënjosë “forcat e paturpshme anti-shtetërore pro-koreane të Veriut” dhe tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte masën për të mbrojtur rendin kushtetues.

Ndërkohë disa orë më vonë ai u detyrua të tërhiqte vendimin pasi ligjvënësit u përballën me ushtrinë në Parlament dhe votuan për ta zhbërë vendimin dhe mijëra njerëz protestuan jashtë Parlamentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJE ME INTESITET NË VERI/ Shkarje gurësh dhe inertesh në disa rrugë, probleme dhe me energjinë
Previous article U KAP ME EKSPLOZIV GATI PËR ATENTAT/ Dërgohet për gjykim Albi Mecini! Kush është i riu nga Kamza i akuzuar për rrëmbimin e “Koçoles” e Sulovarit

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT