• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENTI SHPALLI GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME USHTARAKE/ Parlamenti nuk e miraton! Kaos në Korenë e Jugut! Reagon edhe SHBA
Home
Nderkombetare

PRESIDENTI SHPALLI GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME USHTARAKE/ Parlamenti nuk e miraton! Kaos në Korenë e Jugut! Reagon edhe SHBA

3 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli të martën vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, në një fjalim të befasishëm televiziv para kombit natën vonë, duke vënë në shënjestër kundërshtarët politikë vendas dhe duke tronditur vendin.

Presidenti Yoon tha se partitë opozitare kishin marrë peng procesin parlamentar. Ai u zotua të çrrënjosë “forcat e paturpshme anti-shtetërore pro-koreane të Veriut” dhe tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte masën për të mbrojtur rendin kushtetues.

Parlamenti i Koresë së Jugut, me 190 nga 300 ligjvënës të pranishëm, miratoi një mocion të martën, duke kërkuar që shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti Yoon Suk Yeol të hiqet.

Udhëheqësi opozitar Lee Jae-Myung tha se të gjithë ata që po vepronin nën urdhrat e Presidentit Yoon po shkelnin ligjin, meqë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ishte e pavlefshme.

Agjencia e lajmeve Yonhap citoi ushtrinë të thoshte se aktivitetet e parlamentit dhe partive politike do të ndaloheshin dhe se mediat dhe botuesit e tyre do të ishin nën kontrollin e komandës së ligjit ushtarak.

Zoti Yoon nuk përmendi ndonjë kërcënim konkret nga Koreja e Veriut që ka armë bërthamore, duke u përqendruar tek kundërshtarët e tij politikë të brendshëm.

Forcat ushtarake u panë duke hyrë në parlamentin e Koresë së Jugut pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa punonjësit e parlamentit përpiqeshin të zmbrapsnin ushtarët duke i spërkatur me bombolat për shuarjen e zjarrit.

Është hera e parë që nga viti 1980 që shpallet ligji i jashtëzakonshëm ushtarak në Korenë e Jugut.

Paraardhësi i zotit Yoon, Moon Jae-in i Partisë Demokratike, tha në një postim në rrjetin X se demokracia e vendit është në krizë.

“Shpresoj që Asambleja Kombëtare të veprojë shpejt për të mbrojtur demokracinë tonë nga rrënimi”, shkruante ai në një postim.

“I kërkoj popullit të bashkojë forcat për të mbrojtur dhe shpëtuar demokracinë dhe për të ndihmuar Kuvendin Kombëtar të funksionojë normalisht”.

Nënsekretari amerikan i Shtetit Kurt Campbell tha të martën se Shtetet e Bashkuara po i ndiqnin zhvillimet në Korenë e Jugut, një vend aleat, me “shqetësim të thellë” dhe se shpresojnë që mosmarrëveshjet politike të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit.

Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me qeverinë e Koresë së Jugut dhe po monitorojnë situatën nga afër, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Rreth 28,500 trupa amerikane janë vendosur në Korenë e Jugut për t’u mbrojtur kundër Phenianit. Një zëdhënës i komandës ushtarake amerikane nuk i është përgjigjur kërkesave për koment.

Pak pas fjalimit të Presidentit Yoon, protestuesit u mblodhën para ndërtesës së parlamentit, disa prej tyre duke brohoritur: “Tërhiqeni shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme!”/VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË DUKEJ E VËSHTIRË JETESA..."/ Eneda Tarifa rrëfen periudhën e errët të jetës: Isha në depresion por nuk e kuptova
Previous article SULMI NË ZUBIN POTOK/ Pse KFOR nuk e lejoi FSK të shkojë në veri të Kosovës?

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT