• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ALFRED DEDJAS/ SPAK përgënjeshtron Berishën: Viktima s’është i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 2020
Home
Breaking News

VRASJA E ALFRED DEDJAS/ SPAK përgënjeshtron Berishën: Viktima s’është i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 2020

2 December, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme ka përgënjeshtruar për herë të dytë brenda 24 orëve ish-kryeministrin Sali Berisha, ky i fundit nën akuzë për aferën në dosjen “Partizani”, në lidhje me deklaratat që ka bërë pas vrasjes së ndodhur mbrëmë (1 Dhjetor) në Ndroq të Tiranës, ku u ekzekutua Alfred Dedja, nga i vetëdorëzuari sot, Julian Gjoshi.

Ky i fundit rezulton kunati i Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, ku në vitin 2020 u rrëmbye dhe u zhduk trupi i Jan Prengës.

Pasi Berisha pranoi sot se gënjeu për rastin e prokurorit Ols Dado, se ishte personi në përgjimet dhe bisedat e SKY ECC mes Hajrit dhe ish-deputetit të arrestuar Jurgis Çyrbja, për lirimin e të arrestuarit Gjoshi më 2021, do deklaronte po sot se viktima Alfred Dedja ishte dëshmitari i vetëm i rrëmbimit dhe zhdukjes së Prengës.
Por SPAK e ka mohuar për herë të dytë dhe përgënjeshtruar kreun e PD-së, që sapo ka dalë nga arresti shtëpiak njëvjeçar, i cili tha në konferencën e sotme se 50-vjeçari Dedja ishte i lidhur me ngjarjen e vitit 2020.
“Mbështetur në hetimet e kryera nga SPAK deri në këtë fazë, nuk rezulton që personi i vrarë mbrëmjen e djeshme A.D., (Alfred Dedja), të jetë dëshmitar apo të ketë lidhje me ekzekutimin apo fshehjen e trupit të viktimës Jan Prenga”, thotë SPAK ndër të tjera.
Prokuroria thekson në reagim se Dedja gjithashtu nuk rezulton të jetë në listpagesat e Hajrit si punonjës te “Golden”, kurse Berisha tha se ka punuar si menaxher atje.
Më tej SPAK jep detaje nga dosja e katër viteve më parë dhe personave të implikuar, mes tyre i shumëkërkuari Altin Hajri, për të cilin i ka kërkuar Policisë ekzekutimin e urdhrit të arrestit dhe masës së GJKKO.
Reagimi i plotë i Prokurorisë së Posaçme:
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar hedh poshtë deklaratat e pavërteta që e lidhin A.D, viktimën e krimit të kryer mbrëmë në Ndroq me një ngjarje që daton në vitin 2020, e cila hetohet prej saj.
Mbështetur mbi hetimet e kryera nga SPAK deri në këtë fazë, në kuadër të procedimit penal nr.60 të vitit 2020, personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, A.D nuk rezulton të jetë dëshmitar apo të kishte lidhje me pengmarrjen, ekzekutimin dhe fshehjen e trupit të viktimës Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në Janar të vitit 2020. Emri i tij nuk rezulton të ketë qënë i përfshirë në listën e punonjësve apo dhe listëpagesat e kompleksit “Golden“, në Shijak, pronësi e Altin Hajrit, në kohën e kryerjes së krimit.
I pandehuri Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” akuzohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka kryer rrëmbimin e shtetasit Jan Prenga. Ai është në masë sigurimi “arrest me burg” në mungesë dhe çështja në ngarkim të tij po gjykohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në gjykim janë Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi, të cilët kanë urdhëruar rrëmbimin e tij; Martin Bleta dhe Korado Kështenja që organizuan pengmarrjen ndërsa ekzekutimin Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, të cilët e dërguan viktimën pas rrëmbimit, në kompleksin “Golden”.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka drejtuar disa kërkesa zyrtare strukturave të policisë, si organi përgjegjes për ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit, Altin Hajri”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT KUVEND/ Do votohet buxheti i vitit 2025, Berisha rikthehet pas 11 muajsh! PD depoziton 34 amendamente
Previous article E PËSON KEQ/ Grabiti banesën në Durrës, përfundon në pranga 41 vjeçari, dyshohet se…

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT