• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUMANI/ Të majtët ndalin prorusët dhe fitojnë zgjedhjet, pritet vendimi për presidencialet
Home
Nderkombetare

RUMANI/ Të majtët ndalin prorusët dhe fitojnë zgjedhjet, pritet vendimi për presidencialet

2 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Partitë më të mëdha të qendrës dhe të majta në Rumani kanë arritur të ndalin rivalët prorusë pas fitores së tyre paraprake në raundin e parë.

Nacionalistët në zgjedhjet e së dielës morën 18 për qind të votave, duke u renditur pas Partisë Socialdemokrate të kryeministrit Marsel Çolaku, i cili siguroi gati 22,5 për qind të votave. Partneri i PSD-së, PNL-ja, doli e treta në radhë me 14 për qind të votave; grupi liberal USR në 12 për qind, ndërsa partia etnike hungareze UDMR mbi 6 për qind.

Analistët parashikojnë që qeveria e re do të jetë një koalicion mes PSD-së me partitë më të vogla.
“Ne duam një koalicion që të vazhdojë kursin europian të Rumanisë. Ne presim që partitë demokratike, proeuropiane të kuptojnë se Partia Socialdemokrate mund të jetë një fakt balancues rreth shumicës së ardhshme që do të formohet,” u shpreh zv.kryetari i socialdemokratëve, Viktor Negresku.

Rumania është shtet anëtar i Bashkimit Europian dhe i NATO-s, por vendi është futur në krizë politike pas zgjedhjeve të fundit presidenciale të 24 nëntorit, që nxorën fitues një kandidat të ekstremit të djathtë jo shumë të njohur më parë. Gjykata Kushtetuese e Rumanisë urdhëroi që votat të rinumërohen pas dyshimeve të shprehura nga aktorët e brendshëm se procesi mund të jetë manipuluar nëpërmjet ndërhyrjeve nga jashtë dhe TikTok-u – dyshimet bien te Rusia për shkak të qëndrimit të qeverisë rumune në favor të Ukrainës përballë Rusisë.

Gjykata sot do të vendosë a do të anulohet rezultati i zgjedhjeve presidenciale. /Reuters, FT

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËM TRE DITË PAS SHPËRTHIMIT NË KOSOVË/ Kurti e Vuçiç takohen nesër me shefen e diplomacisë së BE-së
Previous article PJESË E NJË GRUPI KRIMINAL/ Ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari nga Berati (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT