• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ARRITJE DHE SFIDA”/ Kurti para deputetëve: Krenar për 4 vjet qeverisje
Home
Rajon

“ARRITJE DHE SFIDA”/ Kurti para deputetëve: Krenar për 4 vjet qeverisje

2 December, 2024 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka renditur para deputetëve arritjet në katër vjet qeverisje. Në Kuvendin e Kosovës, ai u shpreh se është krenar dhe me vetëbesim për mandatin e tij qeverisës, që sipas tij ka qenë me arritje dhe më shumë sfida. Kreu qeveritar përmendi zhvillimin ekonomik si sukses, rritjen e punësimit për 22 për qind si dhe ngritjen e pagës minimale.

Krahas kësaj, Kurti nënvizoi sundimin e ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit në veri dhe siç tha shpartallimin e grupeve kriminale atje. Kurti pati edhe një arsyetim për mungesën e njohjeve të reja.

“Qëndroj para jush sot me krenari dhe vetëbesim për këtë katërvjeçar të qeverisjes sonë, që ka qenë me plot të arritura dhe më shumë sfida se zakonisht jemi mësuar. Është një histori ndryshimesh që e prekin jetën e përditshme të gjithë qytetarëve të secilës kategori shoqërore. Këto histori suksesi flasin për një ardhme më të mirë që nuk e përjashton askënd. Shifrat që do t’i prezantojë kanë shpirt, pasi ato kanë vënë në lëvizje mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin e tyre dhe mundësitë për të ardhmen”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, ekonomia ka shënuar rritjen më të madhe

“Le të fillojmë me ekonominë që ka shënuar rritjen më të madhe dhe njëkohësisht solide. Në këto tri vite të fundit kemi pasur rritje ekonomike mesatarisht prej 6.36 për qind të bruto-produktit vendor. Asnjëri prej këtyre tri viteve të qeverisjes sonë se ka pasur rritjen ekonomike më pak se katër për qind. Po flas për rritjen reale ekonomike, pasi të hiqet inflacioni…Papunësia që dikur ndjehej si një re e rëndë mbi familjet kosovare, sot ka rënie nga 25.8 për qind në 10.7 për qind. Sfidë na mbetet në këtë aspekt aktivizimi më i madh i grave….Aso kohe në Kosovë kanë qenë gjithsesi të punësuar 350 mijë qytetarë, ndërkaq sot që po flasim janë 430 mijë. Pra 80 mijë më shumë sesa në pranverën e vitit 2021. Kjo është një rritje prej 22 për qind e punësimit”, shtoi Kurti.

Duke folur për sundimin e ligjit dhe luftimin ndaj korrupsionit, Kurti tha se gjatë mandatit të tij janë arrestuar 300 zyrtarë publik.

Ai përmendi mbylljen e strukturave paralele serbe në veri dhe shpalljen terroriste të organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

“Rreth 300 zyrtarë publik janë arrestuar. Mbi 4.5 ton substanca narkotike janë konfiskuar, 37 rrugë ilegale janë mbyllur prej tyre 29 në veri. Gjashtë laboratorë për prodhimin e kriptovalutave janë shkatërruar në veri, 9 stacione policore për mbikëqyrjen e kufirit i kemi në veri. S’ka qenë asnjë më herët…Janë mbyllur komunat ilegale të Serbisë në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Suharekë, Istog dhe Skenderaj. Organizatat Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut i kemi shpall si organizata terroriste. Është eliminuar ndikimi i tyre si organizata në veriun e Kosovës, por kjo nuk do të thotë se s’ka elemente kriminale ende atje…Ky sukses i shtetit tonë të përbashkëta e ka rritur nervozen dhe agresivitetin në Beograd”, shtoi ai.

Sa i përket politikës së jashtme dhe mungesën e njohjeve të reja, Kurti tha se këto të fundit nuk i ka premtuar në fushatën zgjedhore të vitit 2021.

Sipas tij, në program qeverisës vihet në pah më shumë punësimi dhe drejtësia.

“Unë e di që jemi kritikuar pse nuk ka njohje të reja. Por duhet të kuptoni edhe një gjë, as liberalizimin e vizave dhe as njohjet e reja si kemi prezantuar në fushatë. Në fushatë kemi premtuar punësim dhe drejtësi. Neve duhet të na matni për zotimet që i kemi dhënë në fushatën e vitit 2021 dhe pastaj në programin qeveritar”, theksoi Kurti.

Krahas kësaj, Kurti përmendi edhe arsimin dhe infrastrukturën si sukses në mandatin e tij qeverisës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT NDIZEN DRITAT E FESTAVE NË TIRANË/ Veliaj: Festimet do të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit
Previous article "SABRINA E TRADHËTOI PAJTIMIN"/ U vra nga gruaja në SHBA, ish-banori i BBV: Ajo s’pranoi ndarjen

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT