• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTOI 50-VJEÇARIN NË NDROQ/ Autori kunati i Altin Hajrit, emri i tij u kalua në dosjen e Jurgis Çybrjes
Home
Breaking News

EKZEKUTOI 50-VJEÇARIN NË NDROQ/ Autori kunati i Altin Hajrit, emri i tij u kalua në dosjen e Jurgis Çybrjes

1 December, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndroq të Tiranës.

Autori i dyshuar i vrasjes Julian Gjoshi është një emër i njohur për policinë, pasi është prangosur më parë për armëmbajtje pa leje. Gjoshi ishte arrestuar më datë 18 janar 2021 për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve dhe të municioneve” dhe “drejtim të mjetit në gjendje të dehur”. Bashkë me të në makinë në atë kohë ishte edhe një person tjetër.

Jo vetëm kaq, por Gjoshi rezulton se është kunati i Altin Hajrit, shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës në ambientet e një kompleksi në Shijak.

Gjoshi është kunati, për të cilin Hajri kërkoi ndihmë te ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja, për ta nxjerrë nga burgu, pasi u kap nga policia. Mes Çyrbjes dhe Altin Hajrit ka pasur një sërë bisedash në aplikacionin Sky, ku Hajri kërkon nga Çyrbja që ta ndihmojë për lirimin e kunatit. Në bisedat e zhvilluara, Altin Hajri i kërkon ndihmë Çyrbjes për lirimin apo ndryshimin e masës së sigurisë për një nga të arrestuarit kundrejt ofrimit të shumave monetare, duke sugjeruar që të ndryshohet personi që mbante armën pa leje, si dhe dëmtimin e gjilpërës së armës së zjarrit, përpara kryerjes së ekspertimit nga policia shkencore.

“Se kanë kap kunatin tim me pistoletë. Mos po bëjnë noj gjë. Është kunati me gjithë atë bolin që rrijnë aty tek unë. Të paktën të mbajnë një e të dalë një. Shih mos nxjerr njërin në arrest shtëpie. Sa lekë duan vetëm ta nxjerrim. Më fol direkt se duhet kap muhabeti tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro vetëm të na e prishë atë pistoletën”, i ka shkruar Hajri-Çyrbjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Dronët rusë sulmojnë Kievin gjatë natës, vriten tre persona në Herson
Previous article DETAJET E REJA/ Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq dyshohet për pazare droge, autori me precedentë penalë

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT